06:00 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rama premton në Vorë: “Do kemi Agjensi të Pronave të Patundshme”, sulmon ashpër Fatmir Mediun

10:50 | 18/06/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama premton në Vorë: “Do kemi Agjensi të Pronave të Patundshme”, sulmon ashpër Fatmir Mediun

Gjatë takimit elektoral të zhvilluar këtë paradite në Vorë, Rama nuk ka kursyer thumbat ndaj kundërshtarëve e konkretisht Partisë Demokratike, duke u ndalur tek kandidati demokrat Fatmir Mediu. Ai tha se asnjë nuk duhet të votojë atë që hodhi në erë disa vite më parë, duke iu referuar Gërdecit.

Nga Vora, kryeministri dhe njëherazi kreu i PS-së premtoi ngritjen e një Agjensie të Pronave të Patundshme që do i japë fund këtij problemi të qytetarëve.

“Nuk dua të flas shumë gjatë. Do e nis me një element shumë të rëndësishëm, me tokën dhe me pronën. Ka ardhur momenti që shqiptarët ta ndajnë këtë punë. O të rrinë sa me një parti sa me një tjetër, o të bashkohen për të bërë një revolucion në administratën shtetërore.

Partitë vijnë bëjnë ato pazaret e tyre dhe gjithë njerëzit më pas bëjnë ato llogaritë e tyre. Ajo që ndodh, pasi mbarojnë zgjedhjet, ata vijnë dhe thonë “Ku është tepsia?”. Tepsia është administrata e tyre. Nëse ne do të kishim fuqi, nuk do të kishim këtu në Vorë një zonë kadastrale të paregjistruar. Do kishim një sistem komplet tjetër.  Do të kemi një agjenci të pronave të patundshme.

Jepja njërit një gjë, e mban partia e tij, jepja tjetrit pronat dhe këtu bëhet një çorap. Unë Fiqon (Fiqiri Ismailin) e kam ndihmuar si mik, se kishte të drejtë. Ka ardhur momenti që të votosh për Tiranën. Kemi detyrim që liqenet e Vorës mos na i marrë tepsia.

Të të hedhin në erë e të vijnë të thonë pastaj “Më jepni votën që të ngrihem në qiell”, do të thotë të të hedhin në erë dy herë. Si mund t’i jepni votën Fatmir Mediut? Ka këtu një ndjenjë solidariteti?

145 mijë legalizime në dy vjet. Po të kishim akoma Artan Lamen do e kishim kapur 150 mijëshin patjetër. Po u hoq për arsye teknike. Por i kemi marrë mbarë. Nuk do ngelet shtëpi shqiptari pa u legalizuar.

Ju them të gjithë njerëzve këtu: Votoni Partinë Socialiste dhe do marrë fund problemi i regjistrimit të pronave. Po mirë mo si vjen ai Fatmir Mediu këtu dhe kërkon votën? Ju hodhi në erë tani do iu fusë në gropë fare. Më gjeni një që voton Fatmir Mediun. PD-ja këtu në Vorë nuk duhet të marrë asnjë votë.

Ne nuk jemi njerëz, bëjmë dhe gabime siç bëra unë gabim me atë historinë e policisë. Por nuk ka asnjë parti tjetër në Shqipëri që të jetë sot mishërimi i aspiratës për të bërë shtet siç është PS. Të bashkohemi në flamurin kuq e zi dhe të lemë këto flamujt lara lara të lloj lloj çetave.”

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramaFatmir Mediuvore
Pas

Çiklizmi në Korçë, këto janë rrugët që do të bllokohen për 3 ditë me rradhë

Para

Kryeministri thumbon kryebashkiakun demokrat të Vorës: Thotë që më ka mik, ka ardhur koha të kërkosh votë për mua

Para
Kryeministri thumbon kryebashkiakun demokrat të Vorës: Thotë që më ka mik, ka ardhur koha të kërkosh votë për mua

Kryeministri thumbon kryebashkiakun demokrat të Vorës: Thotë që më ka mik, ka ardhur koha të kërkosh votë për mua

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.