Kryeministri Rama ka reaguar pas vendimit të presidentit maqedonas për mos t’i dhënë mandatin për të krijuar qeveri Zaevit me pretendimin se gjuha shqipe dhe përdorimi i saj në të gjithë republikën është shkelje e sovranitetit.
“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President” shkruan Rama.
Ivanov po ashtu ka deklaruar se platforma e partive shqiptare të Maqedonisë është një platformë e diktuar nga një shtet i huaj duke iu referuar Tiranës zyrtare.
Maqedonia akoma nuk po mundet të ketë një qeveri pas zgjedhjeve parlamentare pasi Gruevskit i skadoi afati ligjor për të bërë numrat. Kësaj radhe Zaev është përpjekur ta krijojë qeverinë por është hasur në kundërshti me presidentin dhe protestat e mbështetësve të VMRO.
Ky është reagimi i parë i kryeministrit Rama në lidhje me situatën më të fundit të këtyre ditëve pas përpjekjeve të Zaev për të krijuar qeverinë.
(M.D/ Shuplaka)