Kryeministri Edi Rama ka pritur pasditën e sotme në zyrën e tij përfaqësuesit e lartë të klerit shqiptar ndërsa u ka thënë se duhet të ndryshojnë disa rregulla gjatë predikimeve.
Takimi me ta erdhi pas konfirmimit të dy rasteve me koronavirus në vendin tonë, teksa janë marrë një sërë masazh në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave ku përfshihen mbyllja e shkollave deri në fillim të prillit, anulimi i aktiviteteve politike, kulturore dhe sportive që kanë pasur në axhendë pjesmarrjen e shumë njerëzve etj.
Ai tha se ky është thjesht një virus i panjohur, ndaj edhe nuk duhet të ketë panik, pasi nuk është murtajë.
Ndonëse është këshilluar masivisht shmangia e dhënies së dorës njerëzve që takojmë, Rama ka bërë përjashtim me klerikët.
“Duhet të kujdesemi, pa rënë në pesimizëm. Është një virus i panjohur, nuk është murtaja.
Duhet të ndjekim thënien e profetit: Mos shkoni aty ku ka epidemi, por nëse epidemia vjen aty ku jeni, mos lëvizni. Paniku e ankthi ndikon shumë në sëmundjet e zemrës. Më të kërcënuarit janë të moshuarit dhe të sëmurët. Janë disa gjëra që duhet të ndiqen gjatë predikimeve”, tha ndër të tjera Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)