Kryeministri Edi Rama ka prezantuar 16 ministrat e kabinetit të ri ku bien në sy emra me të cilët ai ka qeverisur gjatë mandatit të dytë, por dhe emra të rinj të cilët më parë nuk kanë mbajtur një portofol ministror.
Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, Rama tërhoqi vëmendjen për më shumë përgjegjshmëri dhe një komunikim me qytetarin për të dalë nga ‘moçali’ i vjetër ku ka ra politika shqiptare. Gjithashtu ai zgjodhi dhe sekretarët e PS-së duke habitur me lëvizjen e Taulant Ballës nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm duke ia besuar atë Damian Gjiknurit.
Gjithashtu në përbërjen e re te qeverisë ‘Rama 3’ vërehet se nuk do të jenë më ministrat e Drejtësisë, Bujqësisë dhe Ekonomisë. Kryeministri gjithashtu ka zëvendësuar dhe Erion Braçen si zv.kryeministër me Arben Ahmetaj duke e propozuar ‘veteranin’ Braçe vetëm si anëtar i Kryesisë së PS-së. Ministri i cili ishte surprizë në këtë asamble është Ulsi Manja i cili do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë duke i zënë vendin Etilda Gjonajt e cila është përmendur vazhdimisht më parë për kontributin e saj në reformën në drejtësi, kontribut i cili mesa duket ka qenë i mjaftueshëm vetëm për pozicionin si Sekretare për Gratë në PS.
Në fund, jo pak janë habitur dhe për rikthimin e Mirela Kumbaros si Ministre e Turizmit duke i zënë vendin Blendi Klosit të cilit Rama pas suksesit të zgjedhjeve në qarkun e Beratit me 5 mandate deputeti i ka dhënë pozicionin e Sekretarit Organizativ dhe e ka spostuar si drejtues qarku nga jugu drejt qarkut të Lezhës.
Kabineti qeveritar ‘Rama 3’:
Ministria e Rindërtimit dhe zv.kryeministër Arben Ahmetaj
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka
Ministër i Mbrojtes Niko Peleshi
Ministria e Drejtësisë Ulsi Manja
Ministrai e Punëve të Brendshme Bledi Çuçi
Ministria e Ekonomisë Delina Ibrahimi
Ministria e Infrastrukturës dhne Energjisë Belinda Balluku
Ministria e Bujqësisë Frida Krifca
Ministria e Kulturës Elva Margariti
Ministria e Turizmit Mirela Kumbaro
Ministre e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit Evis Kushi
Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elisa Spiropali
Ministre Shteti për Sipërmarrjen Edona Bilali
Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi
Ministre Shteti për Standardet dhe Cilësinë Milva Ikonomi