Kreu i qeverisë Edi Rama ka prezantuar sot Kryenegociatorin për antarësimin e Shqipërisë në BE, Zef Mazi, për të cilin tha se nuk ka shërbyer as majtas dhe as djathtas, dhe është një diplomat karriere.
“Kam kënaqësinë ta kem të ulur majtas sot, por që Zef Mazi mishëron politikën as majtas dhe as djathtas, por vetëm drejt për interesat e vendit. Ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë me Zef Mazin si kryenegociator të vendit për në BE.
Ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar por edhe organizma ndërkombëtare. Mazi është më tepër sesa një diplomat, të mos harrojmë se emri i tij është propozuar edhe si president i mundshëm, gjë që tregon për respektin dhe vlerësimin që gëzon”, tha Rama në fjalën e tij në Ministrinë e Jashtme ku është shfaqur së bashku me ministrin e jashtëm, Gent Cakaj.
”Ne kemi preferuar të vëmë bastin tonë për të thënë një shprehje që mbase nuk është pletësisht e duhura se kjo nuk është një ndeshje të cilës nuk i dihet fundi, është ndeshje që thjesht nuk i dihet kohëzgjatja, e sfida jonë është që të shkurtojmë sa të jetë e mundur kohën e zgjatjes së ndeshjes, është ndeshje me të gjitha problemet në funksion të transfiormimnt në një vend të BE”.
“Një dioplomat me një histori disi të vecantë në suazën e historisë së diplomacisë shqiptare. Zef Mazi që ka shërbyer për shumë vite për shtetin shqiptar, por ka shërbyer po ashtu edhe për organizma të rëndësishëm ndërkombëtar.
Ai është më shumë se sa një diplomat, pasi falë kontributit në agjencinë botërore të agjencisë bërthamore dhe në formulimin e politikave afatgjata për një botë më të sigurt, hyn në rethin e atyre njerëzve që Shqipëria i ka dhe ka jo pak, në botën e sotme në një farë mënyrë përfqëson të dyjja anët e medaljes së këtyre 30 viteve. Anën e medaljes që flet për shërbimin këtu, në vend dhe për vendin dhe anën që flet për vënine në dispozicion të kapaciteve intelektuale në shërbim të një bote më të mirë jashtë vendit dhe brenda institucioneve me reputacion të madh ndërkombëtar.
Nuk e di a dëshiron tja kujtojnë por është parë nga forcat politike si kandiadat i mundëshëm për të qenë president gjë që besoj vlen të përmendet si një shembull i respektit që gëzon ambasadori horizontalisht në skenën politike nga të gjitha forcat e partitë që kanë qeverisur këtë vend”, tha më tej Rama.