Drejtuesi politik për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar nga qytetarët shqiptarë në Amerikë në kuadër të vizitës së kryeministrit Rama në New York.
Këlliçi shkruan në një status në facebook se ndihet krenar për këtë marshim të diasporës shqiptare në amerikë dhe reflektimin e tyre për të mposhtur qeverinë e Ramës.
Ai thotë se është emergjente dhe e domosdoshme për kombin largimi i Edi Ramës.
Reagimi
Ja se si pritet Edi Rama, kreu i narkoshtetit të parë në Europë, në farsën e tij të rradhës me shqiptarët e Neë York!
Pafund krenar për këta shqiptarë të lirë, kurajozë dhe atdhetarë.
Largimi i kreut të narkoshtetit Edi Rama është tashmë emergjencë kombëtare dhe detyrë patriotike