22:28 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Rama: Program për infrastrukturën, shëndetësinë, arsimin. 1 spital dhe 6 shkolla ekselence të reja

11:20 | 31/01/2017
në Ekonomi, Politikë, Te Gjitha
0
Rama: Program për infrastrukturën, shëndetësinë, arsimin. 1 spital dhe 6 shkolla ekselence të reja

Kryeministri Edi Rama ka qenë së fundmi i pranishëm në takimin e zhvilluar mbi programin e bazuar mbi partneritetin publik-privat, që sipas tij do të ketë një sërë përfitimesh për shtetin. 

“Ky program është përgatitur duke dialoguar qoftë me bankat, sipërmarrjen, ekspertë vendas dhe të huaj për sisteme të ngjashme financimi të infrastrukturës publike. Ka një listë projektesh, një pjesë e tyre ne i disponojmë, një pjesë tjetër duhen konceptuar dhe duhen hartuar. Bazohen mbi  një listë prioritare. Synojmë që me këtë program të adresojmë disa probleme të rëndësishme të infrastrukturës rrugore nacionale, të zonave turistike.

Pjesë e këtij programi është dhe debati për të cilin ka nisur procedura. Synojmë që të financojmë përmirësimin e infrastrukturës në zonat me zhvillim intensive bujqësor dhe padyshim kur vjen fjala tek arsimi ka një rëndësinë themelore. Na jep mundësinë që të ndërtojmë  një numër shkollash që me kushtet e financimit të shtetit do kërkonin vite e vite të tëra. Synojmë të ndërtojmë 6 shkolla ekselence të reja për arsimin profesional, afro 100 shkolla të tjera.”, u shpreh fillimisht kreu i qeverisë duke u përqëndruar në përfitmimet e programit në arsim.

Më tej, kreu i Qeverisë u përqëndrua dhe tek përfitimet e programit në shëndetësi. Ai theksoi se programi do të sjellë rritje të punësimit:

“Synojmë ndërtimin e spitalit ekslence rajonal në Fier dhe 10 qendrave shëndetësore. Dua të nënvizoj që për këtë proces dhe përfshirje masive me mbështetje të një program kombëtar për infrastrukturën publike, përsëri qytetarët nuk do të paguajnë asgjë ekstra.

Kemi trashëguar një trashëgimi të vështirë që i kemi dhënë fund. Bazohemi vetëm në planifikimin buxhetor të Republikës së Shqipërisë në vite, për të reaguar me një financim më të shpejtë. Duke bërë të mundur financimin mbi 1 miliard dollarë në vit për investime publike dhe duke garantuar që të mos kemi asnjë luhatje. Vlen të theksohet se në këtë program do të ketë një hapësirë të re për rritje të ndjeshme të punësimit.”

Kryeministri u shpreh më tej se në sajë të këtij programi synohet rritje e ndjeshme e ekonomisë, që do të sjellë një tjetër impakt. 

“Do të sigurojë të ardhura të reja për buxhetin e shtetit si pasojë e detyrimeve që do të vilen nga këto projekte dhe do të bëjë të mundur ambicien e madhe të ditës së parë. Nuk po ekzagjeroj në projeksionet e arsyeshme të specialistëve tanë. Ajo që mbetet e rëndësishme dhe e sigurtë për sa më takon, është të kalojmë një rritje mbi 5% që do të ketë një impakt shumë më të ndjeshëm që do t’i japë një impuls tjetër.

Dua të nënvizoj shumë shkurtimisht për të gjithë ata që duan të dëgjojnë në opinionin publik se në 3-mujorin e parë të 2016-ës jo vetëm është rritur numri vendeve që mbështeten tek partneriteti publik-privat por janë firmosur një numër i madh kontratash.

Tre autostrada të mëdha në Gjermani, Francë, Sllovaki, një ndër bazat më të mëdha ushtarake në Britaninë e Madhe janë projekte të miratuara së fundmi mbi këtë partneritet.”, tha Rama. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramaekonomiaperfitimeprogrami
Pas

Përplasjet te ligjet. Halimi: ”Ato që tha Manjani janë të vërteta”. Lutaj: ”Presim vizitat mjekësore të Manjanit”

Para

Asnjë fjalë për shkarkimin edhe akuzat e Manjanit, Rama vazhdon me takimet për ekonominë

Para
Asnjë fjalë për shkarkimin edhe akuzat e Manjanit, Rama vazhdon me takimet për ekonominë

Asnjë fjalë për shkarkimin edhe akuzat e Manjanit, Rama vazhdon me takimet për ekonominë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

Brukseli, gati të pranojë tarifën prej 10% nga Shtetet e Bashkuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.