Kryeministri Rama u shpreh në “Dritare” se nuk e sheh si një avantazh për qeverinë qëndrimin e ministrit të Jashtëm të Gjermanisë Sigmar Gabriel i cili i kërkoi opozitës të futej në parlament duke kërkuar dialog dhe duke u shprehur kundër qeverisë teknike të shumë kërkuar.
I pyetur nëse mbështetja e Gabriel i dha kënaqësi, Rama tha se nuk është ndjerë mirë sepse kjo që po bën opozita cenon imazhin e Shqipërisë dhe se nuk lë një shije të mirë tek një i huaj.
Ju keni nisur fushatën tani apo jo?
Akoma jo, por jemi në preludin.
Është publikuar një listë kandidatësh në disa media serioze?
Jo nuk ka asgjë të vërtetë. Janë fantazira.
Mendova se ishte hedhur prej jush për testim?
Faleminderit. Nuk e përdorim si metodë.
Gabriel foli si ju, si një nga koalicioni. Ju dha kënaqësi kjo mbështetje sot?
Qëndrimi i qeverisë gjermane sepse ai është ministër i Jashtëm i Gjermanisë vinte me një mesazh të unifikuar të koalicionit, prapë se prapë edhe konfirmimi i gjithë atyre gjërave që unë i kam thënë se vërtetë askush nuk e kupton këtë përpjekje dhe qëndrim surreal e grotesk të opozitës nuk jam ndjerë mirë. Sepse është opozitë zyrtare e Shqipërisë, partia e dytë më e rëndësishme në Shqipëri, sado që përgjegjësia është tërësisht mbi lidershipin dhe deputetët kjo cenon imazhin e Shqipërisë dhe nuk është se një i huaj sado zemërgjerë të jetë e lë vendin me përfundimin e hidhur se këtu ka shumë për të bërë që njerëzit të bashkëjetojnë brenda një kornize rregullash.
“Ai e tha shumë qartë se ky është qëndrimi edhe i Merkel. Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me kancelaren dhe të tjerë dhe për fat të keq këtë opinionin e shoh si shprehjen e një dufi lidhur me faktin se gjitha përpjekjet e bëra nga PD rezultuan të pasuskseshsme. Unë kam besuar dhe besoj që i kemi kapacitetet nëse Basha do, për të dialoguar një situatë absurde ku edhe ndërkombëtarët mund të bëjnë shumë sepse pozicioni i refuzimit të zgjedhjeve dhe vettingut është i pajustifkueshëm. Nëse do isha në vend të tij nuk do isha në cadër. Në kohën kur unë kam qenë në cadër qëndirmi ka qenë realist dhe fisnik, nuk kemi kwrkuar as përmbysjen e situatës në tavolinë. Arritëm që të impononim futjen në ligj të transparencës mbi kutitë e zgjedhjeve dhe të shtrëngonim administratën zgjedhore që e shihte votën si mall pa zot. Jam mësuar që koka ime të jetë gjithomonë në kërkim. Nuk është se koka ime apo pozicioni im mund të rrezikojë nga disa zëra që mezi e kishin pritur humbjen e PS në zgjedhje”,- u shpreh Rama.
(M.D/ Shuplaka)