13:35 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Rama publikon foto nga parlamenti i 1921: Të gjithë të barabartë

22:29 | 18/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama publikon foto nga parlamenti i 1921: Të gjithë të barabartë

Në rubrikën “Amarcord” në Facebook kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e parlamentit të parë shqiptar.

Duke marrë shkas se kjo përkon edhe me ditëlindjen e ish kreut të Kuvendit vite më parë, Pjeter Arbnorit, Rama ka postuar një foto të deputetëve që kanë qenë pjesë e parlamentit të viti 1921.

Postimi i plotë i Ramës:

Çelja e sesionit të fundit të kësaj legjislature në një javë që përkon për më tepër me ditëlindjen e të ndjerit Pjetër Arbnori, mishërimit emblematik të parlamentarizmit post-totalitar, na kthen te fotoja e papërsëritshme e Parlamentit të parë demokratik shqiptar, atë të dalë nga votat e 1921.

Deputetët e legjislaturës së parë vinin nga tallazet e viteve të fundit të sundimit osman dhe vitet e para të Pavarësisë. Shohim mes tyre një mbret të ardhshëm, dy nga poetët dhe tre nga klerikët më të mëdhenj shqiptarë, pronarë të mëdhenj tokash dhe arhondë, intelektualë dhe vegjëli, mes tyre edhe cuba të njohur të feudeve të kohës. Të gjithë, në meandrat e një jete që nuk do t’u kursejë as mërgimin, as uljengritjet e pushtetit dhe madje as vëllavrasjet politike, do të shënjojnë jetën kombëtare të paktën deri më 1945.

Mund të thuhet se kjo legjislaturë ka qenë një nga më përfaqësueset në historinë e vendit. Të gjithë të barabartë, ulur mbi karrige të përmbysura, ata dolën nga një përballje politike jo pak traumatizuese, por sidoqoftë nga e para votë popullore”. 

parlamenti

Parlamenti i parë shqiptar, 1921, emrat sipas rreshtave:

1 – Llambi Goxhomani, Bahri Omari, Ali Koprenca, Milto Tutulani.

2 – Luigj Gurakuqi, Atë Gjergj Fishta, Shefqet Vërlaci, Osman Haxhia, Ahmet Zogolli, Eshref Frashëri…

3 – Shefqet Daiu, Ali Këlcyra, Kolë Thaçi, Halit Rroji, Banush Hamdi Bega, Qemal Vrioni, Ahmet Hastopalli, Dom Ndre Mjeda, Maliq Bushati, Pandeli Cale, Anton Beça.

4 – Spiro Koleka, Shuk Gurakuqi, Masar Këlliçi, Rexhep Mitrovica, Spiro Papa, Agatokli Xhitoni, Leonidha Frashëri, Syrja Pojani, Stavri Vinjau, Patuk Saraçi, Taqi Buda, Ibrahim Xhindi…

5 – Leonidha Koja, Koço Tasi, Mustafa Kruja, Qazim Kokoshi, Loni Kristo, Bajram Fejziu, Mustafa Maksuti, Qemal Mullaj, Sejfi Vllamasi, Bektash Cakrani.

Etiketa: Amarcorddeputeteramazogu
Pas

Ish-kongresmeni amerikan: Meta më paguan 15 mijë dollarë në muaj për të lobuar tek qeveria amerikane

Para

Ambasadorja e Shqipërisë merr pjesë në darkën e presidentit Trump (FOTO)

Para
Ambasadorja e Shqipërisë merr pjesë në darkën e presidentit Trump (FOTO)

Ambasadorja e Shqipërisë merr pjesë në darkën e presidentit Trump (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bashkëpunoi me 3 vëllezërit Bushgjokaj për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, publikohet fotoja e Petrit Çakrit

Ushtroi dhunë ndaj babait të tij, shpallet në kërkim 39-vjeçari në Korçë

Ndërtimet pa leje në Theth, Berisha i del në mbrojtje prokurores dhe sulmon SPAK

Paketa e Maleve, Rama publikon hartën: 787 aplikantë në vetëm 5 ditë

Thirrja e kryeministrit Rama për qytetarët: Denonconi noterët dhe avokatit që ju kërkojnë pagesë për shërbimet në e-Albania

Të paktën 20 palestinezë të vrarë në pikën e shpërndarjes së ndihmave në Gaza, GHF akuzon Hamasin

Gjykata Kushtetuese ndërron qëndrim: Opozita mund të çojë çështjet e mandateve në Kushtetuese pa kaluar nga Kuvendi

Kontroll blic në të gjitha burgjet e vendit, u kaluan në “sitë” kartelat e takimeve

Vazhdon ‘vala’ e dorëheqjeve, largohen drejtorët e bashkisë së Roskovecit dhe 5 administratorët

Trump vendosi t’i japë më shumë armë Ukrainës, reagon Kremlini: Ky është biznes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.