Kryeministri Edi Rama ka postuar disa foto ku shfaqen të rinj që pastrojnë aksin Vlorë-Dhërmi edhe me ndihmën e Forcave të Armatosura.
Por menjëherë kanë vërshuar edhe komentet nga ana e qytetarëve të cilët shprehin kritikat e tyre ndaj qeverisjes së Edi Ramës.
“Shqipëria asnjëherë nuk do të jetë e pastër për sa kohë që udhëhiqet nga politikanë që qelbin erë injorancë e korrupsioni.”, shprehet një prej komentuesve.
KOMENTET:
Komentuesi 1: Si ka mundesi kjo ndotje cfar bejne bashkite ,pune apo kafe muhabet si turqit e lashte me idene hajte se punet tona i ben ushtria.
Komentuesi 2: Shqiperia asnjhere nuk do te jet e paster per sa koh qe udhehiqet nga politikan qe qelbin ere injorance e korrupsioni.
Komentuesi 3: Po nuk u qelbë gjithë vendi nuk keni ndërmend ti fusni strukturat e shtetit në punë ju. Shiko pastro ndonjë kanalë tani që është beharë. Se vjen dimri dhe fshatrat e ish Komunës së Novselës në Vlorë i ke nën ujë zotrote. Për çfarë i more ata skrepat apo për tu mburrur se punë nuk po shohim të bësh në lidhje me kanalizimet e zonave që përmbyten gjat dimrit. (J.V/Shuplaka)