Kryeministri Edi Rama si çdo ditë edhe sot iu ka uruar shqiptarëve mirëmengjes dhe ka treguar disa pamje nga Sarda. Rama ka sqaruar se në këtë monument kulture sapo ka përfunduar aksioni i pastrimit nga misionin arkeologjik franko-shqiptar
“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje nga Sarda, qyteti mesjetar në ishullin e Shurdhahut, Shkodër, monument kulture i kategorisë së parë, ku sapo ka përfunduar aksioni i pastrimit nga misionin arkeologjik franko-shqiptar “, shkruan Rama.
Por menjëherë kanë vërshuar komentet nga ana e ndjekësve të tij. Njëri prej komentuesve shprehet se shteti jonë nuk bërë asnjë promovim për to dhe ato janë lënë të rrënohen.
Madje një tjetër i kërkon që të shkojë një kilometër më andej ishullit dhe të shikoj fidanët e hashashit që kanë 20 vjet që kultivivohen në këtë tokë.
Por Rama nuk ka kthyer asnjë përgjigje, edhe pse me të jemi mësuar që nuk i kursen përgjigjet ndaj qytetarëve.
Komentuesi 1: Sot monumentet tona vuajne…. Shtetet e tjera si mali i zi dhe greqia mburren me historine tone, mashtrijne dhe presin 25 milion turista ne vit, dhe te gjith i mbushin ciceronat me mashtrime, ne i kemi i zoterojme prej mijra vitesh dhe i lem te rrenihen, ose i betonizojme si beri vangjushi i dr. Ne monumentet tona shteti jon ska bere as minimumin per promovimin e tyre, minimumi 1 rrug 1 me 1 korsi. Per te shkuar ne to ka vec disa shtigje dhish. Turp turp turp.
Komentuesi 2: Zoti kryminister po pse ske vajt nje kilometer me andej ishullit …dhe te shikoje per nej fidan hashashi ..e ajo zon ka mbi 20 vjet qe e kultivon.
Komentuesi 3: .kryeminister kam nje prb me hipoteken para 8muajsh me vdiq gjyshi dhe shpin ma la mu me testament kam aplikuar ne hipotek pet ndrimin e pronsis por nuk ma japin ne fillim me kerkuan 200euro por nuk ja dhash dhe tani kam 8 muaj qe pres. (J.V/Shuplaka)