Kryeministri Rama ka vlerësuar përpjekjet që po bëhen nga të gjitha strukturat në vend për të lehtësuar sadopak vështirësitë e popullatës nga gjendja e vështirë që ka shkaktuar moti i ftohtë. Sipas Ramës temperaturat e këtij Janari kanë qenë më të ftohtat e shumë viteve të fundit.
”Vazhdon papushim një përpjekje e gjithanshme dhe e mirëkoordinuar mes të gjitha strukturave shtetërore për të lehtësuar sa të jetë e mundur vështirësitë e jashtëzakonshme, që temperaturat më të ulëta prej shumë e shumë vitesh krijojnë në këto ditë janari për qytetarët e për komunitetet”, shkruan Rama.
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”653″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]