20:59 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama publikon letrën e Trump, gazetari më ironik se kurrë: Pikëpyetje e madhe për gjithë njerëzimin!

23:07 | 03/03/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama publikon letrën e Trump, gazetari më ironik se kurrë: Pikëpyetje e madhe për gjithë njerëzimin!

Gazetari i njohur Bledian Koka ironizon kryeministrin Edi Rama që gjatë ditës së sotme publikoi mesazhin falenderues të presidentit amerikan Donald Trump, si përgjigje ndaj urimit të tij për inaugurimin.

Koka përmend kritikat që kryeministri shqiptar ka bërë ndaj Trump-it, përpara se ky të fitonte zgjedhjet presidenciale.

“Edi Rama i pergjigjet Trump…
I dashur Trumpo, e lexova letren tuaj dhe gjeja e pare qe me erdhi ne mendje ishte lutja ime ne CNN ne interviste me Richard Quest “God forbid” qe ti te mos beheshe President i Amerikes. Por ja qe zoti ua mori mend amerikaneve edhe pse disa here une deklarova gjate fushates tende lart e poshte se “s’kam dëgjuar as më absurdin ndër amerikanët që është Donald Trump të sulmojë policinë e shtetit edhe vetë ai që s’ka lënë absurditete pa nxjerrë nga goja s’e sulmon Policinë e Shtetit”. Ca te thote vllai jot, ti e di qe une mendoj realisht ate qe kam thene tek Baton Haxhiu se “Donald Trump eshte nje kercenim per SHBA-ne dhe natyrisht eshte nje kercenim per marredheniet shqiptaro-amerikane”. Dhe e perseris pa ndroje ate qe kam thene tek Muc Nano se “kandidatura e Trump eshte nje turp i madh per gjithe Ameriken dhe nje pikepyetje e madhe per te gjithe njerezimin”…
p.s…letren tuaj po e perkthej personalisht, i juaji Edi”, shkruan Koka në profilin e tij në Facebook.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, Rama publikoi në profilin e tij në Facebook, letrën e mesazhit të falenderimit që Trump i kishte dërguar. Sigurisht e përkthyer në shqip.

POSTIMI I RAMËS:

Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin e tij ku shkruhet:

“I dashur Kryeministër,

Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin. Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.

Sinqerisht i Juaji,

Donald J.Trump” (D.D/Shuplaka)

Etiketa: bledian kokadonald trumpedi rama
Pas

KRONOLOGJIA/ Rama nga kritik i Trump sot shpërndarës i mesazheve të tij “unike” për të

Para

Rama thumba Bashës pas takimit me Mogherinin: Më troç se kaq…

Para
Rama thumba Bashës pas takimit me Mogherinin: Më troç se kaq…

Rama thumba Bashës pas takimit me Mogherinin: Më troç se kaq...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli planifikon pushtim të plotë të Gazës, Zyra e Benjamin Netanyahut jep njoftimin: Mbledhja e kabinetit të sigurisë shtyhet

“Marina jonë do bëhet vdekjeprurëse”, armatoset Australia, blen 11 fregata nga Japonia

Netanyahu diskuton të enjten planin ushtarak për pushtimin e Gazës, Hezbollahu e kërcënon: Po sulmove Libanin, raketat bien mbi ty!

Marrëveshja e re e emigracionit, azilkërkuesit nga Franca do lejohen të shkojnë në Britani për 3 muaj

Gushti fundos Euron! Bie në 97.3 lekë, niveli më i ulët i arritur ndonjëherë

Rusia heq dorë nga marrëveshja bërthamore, rriten tensionet me Perëndimin

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje! Evakuime me varka e jelekë shpëtimi

Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, arrestohet një person i dyshuar nga policia maqedonase

Zelensky bisedë telefonike me Trump: Diskutuam për sanksionet ndaj Moskës dhe një marrëveshje SHBA-Kiev për dronë

Reshje të dendura shiu në Vlorë, probleme në disa lagje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.