02:11 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama publikon pamjet: Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre! Kapiteni zbulon detajet

16:57 | 22/05/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama publikon pamjet: Helikopterët Black Hawk do të kenë ‘shtëpinë’ e tyre! Kapiteni zbulon detajet

Edi Rama ka bërë të ditur se helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sipas kryeministrit, sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Lajmin Rama e bëri të ditur përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku shkruan se investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët.

“Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë”, ka shkruar Rama në faqen e tij në Facebook.

Ndërkohë Kapiten Ertion Kodra, Shef i Mirëmbajtjes së Black Hawk, ka thënë të ditur se godina e ndërtuar është e mjaftueshme për akomodimin e 4 helikopterëve, teksa shtoi se aty do të bëhet edhe riparimi i defekteve të tyre.

“Ky hangar do të ndihmojë shumë në rritjen e operacionalitetit dhe mirëmbajtjen e helikopterëve Black Hawk, duke ofruar kushte më të mira pune dhe shërbimi për efektivin e mirëmbajtjes. Ndërtimi i këtij hangari është për t’u akomoduar deri në 4 helikopterë, por jo vetëm për akomodimin e tij, por këtu do të bëhet edhe mirëmbajtja ditore, mirëmbajtja e skeduluar. Gjithashtu do të bëhet procesi i gjetjes së defekteve dhe riparimi i tyre”, tha Kodra.

https://www.facebook.com/watch/?v=9893186557462686

Pas

Mbledhja urgjente e këshillit të sigurisë, Vuçiç i jep urdhra ushtrisë të veprojë kundër Kosovës

Para

Kallas jep lajmin e mirë: BE ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Para
Kallas jep lajmin e mirë: BE ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Kallas jep lajmin e mirë: BE ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese ndaj Kosovës

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.