Real Madrid dhe Juventus do të zbresin sot në fushën e gjelbërt të “Millenium Stadium” në Cardiff. E finalja e Champions League nuk kishte si të shpëtonte pa u komentuar paraprakisht nga kryeministri Edi Rama, i cili jo pak herë e ka bërë sportin pjesë të memeve të tij.
Mëngjesin e sotëm, batuta e tij është përqëndruar në parashikimin e rezultatit të ndeshjes sipas Nard Ndokës, i cili kandidon i pesti në listën e kandidatëve të PD-së për qarkun e Shkodrës.
“Real Madrid-Juventus del 1, x, ose 2”, meme të cilën Rama e shoqëron me të qeshura me lot.
Këtë përballje, për herë të 19-të në historinë e Ligës së Kampionëve dhe për herë të parë në një finale, kryeministri Rama do ta ndjekë sikundër edhe herët e tjera në sheshin tek Kryeministria.
(XH.A/SHUPLAKA)