Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto nga fjalimi i tij sot në Kuvend. Ai mbi të gjitha përmend ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e LIBRA-s Ben Blushi, të cilët u drejtohet me fjalë të rënda.
Sipas Ramës, Blushi ka rezultuar më keq se Berisha dhe i thotë atij se sëshpejti do ta lëshojë karrigen e deputetit të Elbasanit.
“Sot në Kuvend – Erdhi në parlament për të përfaqësuar socialistët e Elbasanit. Por e përdori mandatin e tyre të pafajshëm, për të bërë fajin banal të përgojimit e të baltosjes së qeverisë së tyre, e të të gjithë socialistëve të Shqipërisë! Tre vite e gjysëm rresht, zi e më zi, Sali e më Sali, shto katran e shto bojë në foltore…”, shprehet Rama për Blushin.
Nëpërmjet ketij publikimi edhe me video edhe me shkrim, duket sikur Rama mundohet t’ja përcjellë edhe një herë mesazhin Blushit, por edhe Berishës, i cili ndërkohë ndodhej në një intervistë live për “RTK Dukagjinin. Berisha e cilësoi sot Ramën si perosn me probleme psikike dhe paranojak. (D.D/Shuplaka)