Ambasada e Italisë në Shqipëri ka publikuar një video ku tregohet solidarizimi i qyteteve të ndryshme shqiptare me Italinë, shtet i cili prej disa javësh po përballet në mënyrë titanike me pandeminë e koronavirusit.
Videoja, ku tregohen qytete të ndryshme shqiptare me ngjyrat e flamurit italian u nda edhe nga kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Facebook.
Ndërkohë në video përvveç institucioneve të artit, kulturës, ato shtetërore të cilat janë ngjyrosur me ngjyrat e flamurit italia, është edhe një status sensibilizimi të bërë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta.
(F.GJ/FAXWEB.AL)