Vetëm dje katër të rinj humbën jetën në Vlorë, ndërsa asnjë reagim nuk ka nga institucionet që duhet të kujdesen për sigurinë e pushuesve.
Sakaq kryeministri Rama sikur asgjë mos të kishte ndodhur publikon në profilin e tij në rrjetet sociale një video me pamje nga plazhet e jugut.
“Ju uroj një të dielë të qetë me këto pamje fantastike të Palasës, Dhërmiut dhe Gjipesë”, shkruante Rama bashëkngjitur videos.
Mirëpo të shumta kanë qenë reagimet e shumta të ndjekësve që i kujtonin ngjarjet e rënda të një dite më parë.
Ata i kujtojnë kryeministrit rojet e plazhit që mungojnë dhe po ashtu për shumë nga komentuesit dita e sotme duhet të ishte shpallur ditë zie.
(E.K/SHUPLAKA)