Kryeministri Edi Rama i pyetur nga qytetarët në lidhje me përfitimin e punëtorëve që punojnë në të zezë, deklaroi se po studiojmë kategorinë e familjeve, ku ka shumë që punojnë në te zëzë që nuk i ndihmojmë direkt, por në këtë mënyrë.
Rama nuk bëri me dije sa persona do të mbështeten apo sa para do të marrin, por tha se do jetë një bllok tjetër familjesh që do të përfitojnë.
“Kemi vendosur ti japim nga paketa edhe punonjësve të Ballshit. Ajo është një situatë private e ngatërruar në një kategori biznesi shumë të ndërlikuar, por atyre do ti japim një pagë nga paketa e zgjeruar dhe po studiojmë kategorinë familjeve që nuk kanë përfituar për shkak të pikëzimit si familje me ndihmë ekonomike.
Ka shumë që punojnë në të zezë që nuk i ndihmojmë direkt. Ka shumë që kanë mashtruar, prandaj janë përjashtuar. Të gjithë të tjerëve do ti vijmë në ndihmë. Nuk di sa numra përfshihen, por do ta shtojmë edhe një bllok tjetër familjesh ku një pjesë punojnë në të zezë”, tha Rama.
Discussion about this post