Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me 50 përfaqësues të adminisitratës në vend dhe gjatë fjalës së tij ka theksuar se “për të bërë kapërcim historik në funksionimin e administratës duhet të ndërtohet paralelisht me rrugën e goditjeve dhe spastrimeve të administratës nga parazitët një partneritet të shëndetshëm me pjesën e shëndetshme të administratës”.
Rama gjatë fjalës së tij me punonjësit e dalë nga konkurset DAR u shpreh se “luftë duket të ketë pa kompromis me parazitët e grabitqarët dhe partneritet strategjik me punonjësit e aftë e të përkushtuar të administratës, për Shqipërinë që duam, me shtet, pune, mirëqenie”.
“Ne në nivelin politik i biem shkurt, që fajin e ka administrata, te opinioni publik është një tezë jo e vështirë, por kush i shikon të dhënat e procesit të rekrutimeve në administratën publike, kupton që ka shumë asete të vlefshme, me kapacitet për të bërë shumë më tepër se aktualisht, pasi nuk u kërkohet më shumë”- tha Rama.
Po kështu ai kërkoi mendim nga të gjtihë se çfarë duket bërë më mirë, si kanë vepruar ata për të gjetur punë. (J.V/Shuplaka)