Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një letre të shkruar me shkrim dore ka ftuar qytetarët dibranë në një takim që do të zhvillohet të dielën në Peshkopi.
Rama shkruan se çdo dibran që e ka telendisur dhe sharë në Facebook me sharje dhe tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallal nëse është i pranishëm në takim.
Rama i fton dibranët të marrin pjesë të dielën në nisjen e punimeve për këtë aks rrugor që sipas tij është pritur 100 vjet..
“Çdo dibran që më ka telendisur në Facebook me sharje dhe tallje për Rrugën e Arbrit i ka hallall të gjitha po erdhi të dielën në Peshkopi (ora 10:30) ose në Klos (Ora 12:00) për fillimin e punimeve të pritura për 100 vjet. Fjalët mbrapsht kush nuk çon të paktën një buzëqeshje në Fb në pamundësi për të ardhur”– shkruhet në letrën e postuar nga kryeministri Rama në Facebook.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post