09:59 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama: Qendra e Kontrollit të Trafikut, të gjitha urgjencat dhe thirrjet unifikohen

13:13 | 18/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama: Qendra e Kontrollit të Trafikut, të gjitha urgjencat dhe thirrjet unifikohen

Qendra e re e Kontrollit të Trafikut përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt menaxhimit efikas të qarkullimit urban dhe sigurisë rrugore. E pajisur me teknologjitë më të fundit të monitorimit, analizës dhe reagimit të menjëhershëm, kjo qendër garanton koordinimin e përpiktë të rrjeteve rrugore dhe ndihmon në reduktimin e vonesave dhe aksidenteve.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektuan sot këtë qendër të vendosur në Kamëz. Kryeministri e cilësoi atë një risi të shumëpritur për sigurinë rrugore e jo vetëm, ku bashkërendohen një sërë projektesh dhe skuadrash, e ku gjithçka do të ndërlidhet me projektin e revolucionit digjital “Qytet i Mençur” (SmartCity), duke garantuar monitorimin e të gjitha rrugëve 24/7 dhe koordinimin e Policisë Rrugore, Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Emergjencave Civile.

“Sot merr rrugë një kapitull i ri në historinë e administrimit të territorit edhe në historinë e asistencës për qytetarët në të gjitha nivelet, në nivelin e sigurisë rrugore, urgjencës mjekësore dhe emergjencave civile”, theksoi Rama. Kreu i qeverisë tha se është detyrim i madh që kjo reformë të shoqërohet me një reformë, ku të gjitha urgjencat dhe thirrjet të jenë të unifikuara.

“E gjithë kjo qendër moderne monitorimi që do të mbështetet nga “Smart City”, me rrjetin e kamerave inteligjente dhe inteligjencën artificiale do të bëjë të mundur që në kohë reale të merret informacion dhe më në fund të largohet dhe Policia nga “pritat” në rrugë, por ama të jetë e gatshme në çdo moment që me sinjalizimin e inspektorit virtual të vihet në lëvizje”, tha Rama.

Zv.kryeministrja Balluku informoi se qendra do të funksionojë me 122 operatorë, ku në këtë fazë fillestare të monitorimit janë lidhur me kamera 200 kilometrat e parë, që mbulojnë autostradat kryesore: Tiranë – Durrës, Durrës – Rrogozhinë, Rrogozhinë – Fier, Fier – Vlorë.

Sipas saj, synimi final është mbulimi i 3650 km rrugë që janë aset i inventarit të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Në këtë kuadër, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme dhe ajo e Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale nënshkruan edhe memorandumin e bashkëpunimit për administrimin e territorit dhe asistencës për qytetarët në të gjitha nivelet.

Etiketa: edi ramaQendra e Kontrollit të Trafikut
Pas

“Rubikut do i dalë zëri për mirë”- Planet për industrinë ushtarake, Rama: U japim mundësinë vajzave e djemve që jetojnë jashtë, të kthehen dhe të punojnë në vendin e tyre

Para

Dumani: SPAK, i aftë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti pavarësisht fuqisë politike dhe ekonomike

Para
Dumani: SPAK, i aftë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti pavarësisht fuqisë politike dhe ekonomike

Dumani: SPAK, i aftë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti pavarësisht fuqisë politike dhe ekonomike

 



Të Fundit

Tiranë/ Iu gjet armë në makinë, arrestohet 28-vjeçari! 2 të tjerë në kërkim

Vrau me thikë kushëririn në Klos, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë

Vrasja në Klos, policia jep detaje: Autori ishte fshehur në banesën e vëllait

INSTAT: Paga mesatare zbret në 82 mijë lekë për periudhën janar-mars 2025. Renditja sipas profesioneve

Vuçiç në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Dita Botërore Kundër Punës së Fëmijëve

“Mirror”: Durrësi, qyteti i bukur bregdetar i ngjashëm me Ibizën

Rama uron 34-vjetorin e PS: Flamuri ynë më lart se kurrë, 856 177 zemra për Shqipërinë 2030 në BE

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.