Kryeministri Edi Rama ka dalë me një komunikim në rrjetet sciale ku ka uruar besimtarët myslimanë për hyrjen në Muajin e Shenjtë të Ramazanit në kushtet e pandemisë së koronavirusit ku tha se bota ndodhet në një situatë të vështirë dhe Shqipëria është pjesë e saj.
“Në këtë kohë kur jemi kycur të gjithë brenda rrethi të ngushtë të familjes, ndërsa së jashtmi janë kycur e hapësirat e tempujve, ne shqiptarët si rrallë kush jemi vizituar tre herë e ngushëlluar nga trokitjet e kalendarit të besimit, dy herë pashkë e nga sot një muaj Ramazan.
Sot na mundon por edhe na bashkon. Nuk kam guxim ta them se po jetojmë në një kohë të bekuar, as se karantinimi është një parajsë, por sot ka nisur në këtë vend, dhe e keqja më e madhe në këtë vend ka ardhur me më të mirat e saj. Muaji i Ramazanit, nis ripërtëritjen shpirtërore të besimtarëve myslimanë, për janë tre trokitje në dyert e tempujve të mbyllura, që besimtarët nuk janë por kanë nevojë ti mbijetojnë këtij presioni të madh. Në këtë rast për t’u mbledhur në emër të Zotit kundër këtij armiku të padukshëm që sulet për të na prerë e për të na vrarë“, tha ndër të tjera Rama.
Rama ka falënderuar gjithashtu Klerin mysliman për vendimin e dhimbshëm sipas tij për të mos u shkëputur nga zinxhiri i rezistencës kombëtare.
“Tempujt do rihapen nesër pa asnjë njollë gabimi njerëzor në punët e liga
të armikut, ditët e mira paskëtaj do vijnë. Sot jeni shembull rrezatues e motivues për gjithë shoqërinë. U mëson edhe atyre që nuk besojnë se duke respektuar pa dëngla e qurravitje sic bëtë edhe ju se shëndeti i njerëzve është mbi të gjitha. Ne do ja dalim deri në fund, e Shqipëria që sot varet nga veprimet e secilit prej nesh nuk do turpërohet nga vdekjet që mund të shmangen. Ne do rrimë deri në fund në llogoret tona. Ata që humbasin durimin e shfryrjnë kundër rregullave sot ta mësojë nga shembuli i klerikëve shqiptarë se mjekësinë s’duhet ta dyshojmë e diskutojmë. Sot agjërimi do lehtësonte edhe gjuhëcartjen e atyre që ankohen në Facebook se populli po vdes për bukë