05:18 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama reagon pas 6 ditësh: Ata që bën sajesën do të përgjigjen në gjyq

15:38 | 22/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama reagon pas 6 ditësh: Ata që bën sajesën do të përgjigjen në gjyq

Në një video live në Facebook kryeministri i vendit Edi Rama ka folur për ngjarjet e ndodhura së fundmi dhe ka shpjeguar vizitën e tij në Parise dhe Berlin. Rama një vëmendje të veçant i ka kushtuar dhe lajmit se ai mund të ketë pësuar një atak kardiak. Pas 6 ditësh që aludohej se kryeministri mund të ishte i sëmurë ai përgenjeshtroi të gjitha fjalët duke u shprehur se ndodhej në Berlin për një vizitë të shtetit dhe jo për hallet e tij.

Fjala e plotë e Edi Ramës:

“Mirëdita dhe gëzuar Sulltan Novruzin. Në fund të ditës idetë për politikë mund të na ndajnë, por gjaku na bashkon si shqiptarë. Po përgatitem për Kongresin nesër, i’u ftoj të vini në orën 12:00 në sheshin Nënë Tereza, për ciklin bashkia që duam për Tiranën. Nesër është dita e ndezjes së motorëve elektoralë për të gjitha bashkitë. Ne jemi gati të bëjmë atë që dimë, shumë më shumë, rruga e ndryshimit është e hapur dhe e prekshme, por edhe kudo që duam ta hapim në bashkitë e shkreta që kanë mbetur peng i kundërshtarëve tanë, por do të flasim nesër më gjatë dhe më gjerë.

Sikur e shihni jam mirë, nuk jam në spital në Berlin, por  në zyrë në Tiranë. Njerëz jemi edhe mund të sëmuremi, por ky nuk ishte rasti im këto ditë. Në Berlin isha për hall, por jo për shëndetin tim, por për t’u shpjeguar partnerëve dhe miqve arsyet e pamjeve të shëmtuara të kundërshtarëve që eksportojnë nëpër botë nga protestat e tyre dhe për  t’u kërkuar mbështetje për çeljen e negociatave dhe për të kuptuar më shumë për situatën politike të brendshme në vendet kyçe për negociatat mbi vendimmarrjen. Ishte vizitë joformale, jo zyrtare, me ish-presidentë, ish-kryeministra dhe bisedat në Bundestag me përfaqësues të nderuar të partisë kryesore të koalicionit qeverisës.

Mos bërja e emrave të tyre publik është pjesë e etikës së një vizite joformale, që i kam kërkuar vetë pa media në kushte konfidencialiteti për të pasur maksimumin e lirisë së pikëpamjeve të informacionit. Fatkeqësisht shumë miq këtu në Shqipëri dhe jashtë, që qeshën me këtë historinë e sëmundjes dhe spitalit në Berlin u shqetësuan nga lajmi i atakut tim në zemër sajesë e kazanit të opozitës tonë rrugëhumbur, kjo do të thotë të prekësh fundin.

Kjo do të thotë që të mos kesh më alternativë, por as njerzillëkun, që dallon njerëzit nga kafshët. Kur njeriu e humb këtë është një egërsisë që ia kalon cdo kafshe. Me keqardhjen për shqetësimin që është krijuar, nuk më mbetet gjë tjetër veçse ti mëshiroj ata që e sajuan këtë histori do u kërkoj që të përgjigjen në gjyq dhe të paguajnë dhe të përgjigjen. Se unë qenkam shtruar në Gjermani në spitalin me emrin Mustafa Rama, me një emër fals dhe me mbiemrin tim, për të qeshur për mua dhe për të qarë për ju. Udhëheqësit tuaj dritëshkurtër dhe pa të ardhme. Nesër do të shihemi nga Kongresi i fitores së qershorit që po vjen“

Etiketa: edi ramapergenjeshtrimi i semundjesreagimi i kryeministrit
Pas

“E lejmë për nesër?”, rrjeti tallet me Veliajn për Novruzin: Dy gëzime në një ditë (FOTO)

Para

FOTO/ “Picirukja Hajdari turp për ty”, plasin komentet ndaj deputetes: Shko nga erdhe moj gjakshkelur

Para
Hajdari: Tahiri viktimë e sistemit të degraduar, trafiku i drogës po shkatërron shoqërinë tonë

FOTO/ "Picirukja Hajdari turp për ty", plasin komentet ndaj deputetes: Shko nga erdhe moj gjakshkelur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.