Kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish sot për përplasjen në Kuvend me nënkryetarin e Parlamentit si përfaqësues të opozitës, Edi Paloka, ku ky i fundit e spërkati atë me bojë.
Me anë të një videoje në rrjetet sociale, Rama shprehet se veprimi i Palokës sot ofendoi mikun e shqiptarëve Talat Xhaferin, i cili ishte i pranishëm brenda seancës parlamentare për të ndjekur ratifikimin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Ai e quan Palokën Budalla, që sipas tij i turpërpoi të gjithë në Parlament.
“Alkooli droga dhe duhani dëmtojnë shumë, por baballëku i vetëdijshëm dëmton edhe më tepër. Problemi i budallait të vetëdijshëm është krenaria. Budallai ishte një person që hodhi bojën përpjetë në Kuvend. Që mos ta zgjasë, kjo vëllai im është e komplikuar dhe nuk është punë grushtesh e shqelmash. Është një lloj i veçantë budallai. Sot ishte dita kur të gjithë qytetarët e Maqedonisë i kishin sytë tek kuvendi shqiptar.
Për fatin më të keq u bë sot dita e budallait shembullor. Sot ishte dita e Arbër Xhaferit që sakrifikuan për flamurin, për historinë dhe për shqiptarët. Sot ne jetojmë përmes veprës së tyre. Opozita sot e ofendoi mikun e ardhur nga Maqedonia duke shkelur çdo traditë dhe normë shqiptare”, shprehet Rama.
Sipas Kryeministrit, opozita nuk e ka me të, por me qytetarët.
“Ata nuk e kanë me mua, por me ju. Unë vetëm jam pengesa mes tyre e jush, ndaj dhe nuk e humb durimin. Ata janë të zhurmshëm, të lodhshëm, janë një pakicë që nuk bëhen dot shumicë. Gjynah për ata që ju shkojnë nga pas… Ja pse them që kjo nuk është punë grushtesh dhe shkelmash, por është luftë që vazhdon mes mavrive me bojë e Shqipërisë që duhet të rrojë që të bëhet Zojë”,- tha ai.
(B.B/ Faxweb.al)