Kryeministri Rama ka reguar sërish në lidhje me paketën antishpifje përmes një postimi në ‘Tëitter’ pas reagimeve ndaj paralajmërimit të tij se tani “asnjë ministër apo deputet i PS-së nuk do të tolerojë shpifje ndaj tyre pas do të padisë shpifësit”.
Sipas Ramës ata që janë irrituar për këtë janë shpifës dhe përgjegjësia për fjalën u duket diktaturë se janë mësuar të paguhen majmur, “për të fëlliqur gjithçka prekin me gjuhë”.
“Qenkan acaruar shpifësit pse do t’i çojmë në gjyq. Përgjegjësia për Fjalën u duket diktaturë se janë mësuar të paguhen majmur,për të fëlliqur gjithçka prekin me gjuhë. Ka ardhur koha të faktojnë para se të akuzojnë ose t’i kthejnë për edukim ca nga lekët e fituara duke shpifur”, shkruan Rama.
Discussion about this post