Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama replikoi me një komentues në “Facebook” që ankohej për mungesën e sistemit të ngrohjes në shkolla dhe kopshte. Pas këtij debati, ka reaguar ish-ministri socialist Marko Bello.
Tashmë i angazhuar me Partinë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës, Marko Bello shkruan se qytetarët paguajnë 20% taksë për çdo produkt, duke e cilësuar si të pavend pyetjen e Ramës drejtuar qytetarit se “çfarë taksë paguante”.
Marko Bello shkruan se në vendin tonë paguhen shumë taksa, veç TVSH-së, si ato që lidhen me karburantin, rrugët dhe që rëndojnë në xhepat e taksapaguesve.
Reagimi i Marko Bellos
Me beri pershtypje nje reagim nervoz i kreut te Qeverise, teksa po dialogonte me ndjekesit e vet ne rrjetet sociale. Verejtjes se nje qytetari se perse mungon sistemi i ngrohjes ne shkolla e cerdhe, i pari i ekzekutivit iu pergjigj me nje kunderpyetje: Cfare taksash paguan ti?
Dhe vijme keshtu te nje teme qe politikanet tane e kane shume per zemer sa kohe jane ne opozite, por qe i ben te kercejne pupthi kur jane ne pushtet. Eshte fjala per taksat dhe tatimet qe shtetasit paguajne drejtpersedrejti apo terthorazi, por qe opozites i duken shume, ndersa shumices ne pushtet pak.
Ne fakt, sikur vetem te famshmes TVSH, apo tatimit mbi vleren e shtuar t’i referohemi dhe qe eshte 20% per te gjitha produktet qe tregetohen ne Shqiperi, do te mjaftonte ti kujtonim çdo pushtetari ne nivel qendror apo lokal se keto para vijne nga xhepat e te gjithe qytetareve.
Por ne vendin tone ka edhe shume taksa te tjera, sikurse ato qe lidhen me karburantin, rruget etj. qe rendojne goxha ne xhepat e taksapaguesve. Ne Tirane, edhe parkimi neper akset kryesore eshte 100 leke/ora, njelloj si ne vendet perendimore ku pagat jane disa here me te larta.
Shteti mbahet me taksa dhe pagimi i tyre eshte nje detyrim ligjor per cdo individ, por fatkeqesisht si ne shume raste, edhe ne kete fushe nuk respektohet thuajse fare fjala e urte popullore : “Gjella me krip, por kripa me karar”.
(XH.A/SHUPLAKA)