20:28 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rama rikthen Gjikën me një detyrë të rëndësishme, i beson Vlorën e tij

08:31 | 18/01/2017
në Kryesore, Politikë, Te Gjitha
0
Rama rikthen Gjikën me një detyrë të rëndësishme, i beson Vlorën e tij

Shpëtim Gjika rikthehet në Partinë Socialiste me një detyrë të rëndësishme politike. 

Pas disa takimeve konsultuese me kryetarin e partisë, Edi Rama dhe drejtuesin politik të qarkut Vlorë, Damian Gjiknuri, Gjikës i është besuar detyra e koordinatorit politik për një nga strukturat më të rëndësishme në këtë rreth, Bashkinë e Selenicës dhe zonën e Lumit të Vlorës, shkruan ‘’shqiptarja.com’’.

Ai do të punojë në këtë zonë me deputetin aktual Fatmir Toçi për forcimin e kapaciteteve drejt zgjedhjeve të 18 qershorit. Lidhja e Gjikës me këtë zonë është e fortë për shkak edhe të origjinës së tij prej andej. Ky vendim përbën kthesën e fortë të marrëdhënieve të ish-kryetarit të Vlorës prej 12 vjetësh.

Shenja se marrëdhëniet mes tij dhe Edi Ramës po zbuteshin, ishin dhënë nga kryetari i partisë që prej kohës kur Koço Kokëdhima u “divorcua” nga Partia Socialiste. Marrëdhëniet mes tyre ishin prishur në shkurt të vitit 2015, ku disa muaj para se të përfundonte mandati, Gjika u arrestua për shpërdorim detyre me lejet e ndërtimit.

Rama tha në një deklaratë publike se Gjikën e kishte mik, por nuk mund ta amnistonte. Gjika nuk u kandidua më për shkak të këtij procesi gjykimi nga i cili u shpall i pafajshëm më pas. Rikthimi i tij forcon pozitat e një kandidimi të mundshëm të Gjikës në listat e këtij qarku, ku Rama është shprehur se do ta kryesojë vetë garën përsëri.

Reagimet 

“Duke filluar nga sot, jam me status të ri! Faleminderit të gjithë atyre që kanë besuar tek unë, dhe më kanë përkrahur e mbështetur në ditë të vështira!”. Ky ishte shënimi i shkurtër i Shpëtim Gjikës mbrëmjen e djeshme në rrjetin social Facebook.

Pavarësisht urimeve dhe këmbënguljes kureshtare të ndjekësve të tij se çfarë statusi kishte marrë, ish-kryebashkiaku që drejtoi Vlorën për 12 vjet nuk ka pranuar të japë detaje. Megjithëkëtë, pak kohë më parë, kur mendohej një bashkim i mundshëm i Gjikës me Partinë Agrare të Agron Dukës, Fatmir Toçi shkruante në Facebook se Gjika ngelej një socialist dhe si i tillë nuk kishte vend në familje tjetër politike.

“Askush nuk mund ta thotë se Shpëtim Gjika nuk është i majtë, që nuk është socialist, që nuk është atdhetar me rrënjë e me degë e që vjen nga një familje e madhe labe me figura të njohura kombëtarisht e me tradita të hershme. Askush nuk mund të harrojë, aq më tepër të mohojë, mbështetjen e tij në luftën e madhe opozitare dhe revoltat popullore para viteve 2013. Askush nuk mund të harrojë kontributin e spikatur të tij në kremtimin e 100 – vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku Vlora u bë epiqendra e vendit, nderi dhe krenaria e gjithë shqiptarëve kudo që ishin…

Shpëtim Gjikën nuk e lidh asgjë me të djathtën. Vendi i tij është atje ku ka qenë që në zanafillën e tij politike, te e majta e progresit dhe e zhvillimit, te familja e madhe e socialistëve, pavarësisht se si do të jetë, në rolin e kryetarit, drejtuesit politik, anëtarit të thjeshtë apo simpatizantit të kësaj familjeje të madhe”,-thoshte ndër të tjera Fatmir Toçi. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramarikthimiShpetim Gjika
Pas

Strategjia opozitare në Kenia: Nuk ka seks nëse burrat s’votojnë

Para

Thyen heshtjen Mesi, tregon a do të transferohet në Angli

Para
Thyen heshtjen Mesi, tregon a do të transferohet në Angli

Thyen heshtjen Mesi, tregon a do të transferohet në Angli

Discussion about this post

 



Të Fundit

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

Dy sulmues për të ngacmuar portën e Serbisë? Sylvinho mban “sekret” formacionin: Nesër do njiheni me…

Një ditë para sfidës me Serbinë, Sylvinho: Shpresojnë të dhurojmë një ndeshje të bukur, ndeshemi për tre pikët

“Të japim gjithçka në fushë”, Gjimshiti: Jemi përgatitur si duhet për ndeshjen ndaj Serbisë, flas vetëm për çështjet e fushës

Ndeshja kundër Serbisë në Tiranë, trajneri Sylvinho dhe kapiteni Gjimshiti dalin para mediave: Ta kemi fokusin te vetja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.