Aktivisti Arbër Çepani ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Deri më tani kryeministri Edi Rama rezulton i favorizuar pasi sipas të dhënave të KQZ-së, PS merr 73 mandate.
Sipas Çepanit, me këto rezultate kryeministri rrezikon të kthehet në një Ghedaff të dytë me fuqi të palimituara!
“Nga sot, mund të kemi një kryetar shteti, që me këto rezultate rrezikon të kthehet në një Ghedaff të dytë me fuqi të palimituara! E vetmja gjë pozitive të paktën, është që në këtë mandat të dytë, nuk do të dëgjojmë më “fajin e ka Saliu” apo “fajin e ka Meta” që nuk kryejmë dot reformat…. Çdo dështim apo sukses në 4 vitet e ardhshme do i faturohen një njeriu të vetëm!
Sa për Partinë Demokratike…..sa të rrijnë e të ankohen se pse bojkotuan njerzit, ishallah ju shërben ky rezultat për të reflektuar dhe reformuar veten thellësisht….gjë që duhet ta kishin bërë që 4 vite më parë….Kur një parti nuk frymëzon dhe ngjall shpresë as në opozitë, ku fundja është në kondita më lehtësuese sesa forca qeverisëse, atëhere mos presi që njerzit ta votojnë për mëshirë dhe solidaritet! Fakti që gati 60% e popullsisë bojkotuan këto zgjedhje do të thotë sesa shumë ka humbur shpresa tek njerzit….
Elektorati gri refuzon të kontribuoj me votë për të mbajtur në këmbë një sistem të kalbur politik si ky! Zoti na dhëntë kurajo për të bërë detyrën tonë si qytetarë, jo vetëm ditën e votimit por të gjitha ditët e 4 viteve të ardhshme! Vetëm një presion i vazhdueshëm dhe i shëndetshëm nga poshtë, mund ta mbajë vëndin të sigurt nga deliret e politikanëve dhe interesave të tyre të ngushta!”, komenton Çepani.
Sipas llogaritjeve të deritanishme, nga numërimi i votave Partia Socialiste fut në Kuvend 73 deputetë, Partia Demokratike 44 deputetë dhe Lëvizja Socialiste 18 deputetë. Ndërsa PDIU-ja 4: 1 në Dibër (Reme Lala), 1 në Tiranë (Shpëtim Idrizi) dhe 2 në Elbasan (Aqif Rakipi dhe Bujar Muça). 1 deputet e merr edhe PSD-ja me Tom Doshin në Shkodër.
Më poshtë janë emrat e deputetëve, të cilat nuk janë përfundimtarë dhe ndryshojnë nga momenti në moment, por siç shihet trendi, disa prej tyre e kanë të sigurtë futjen në Kuvendin e ri. (D.D/SHUPLAKA)
Discussion about this post