Promovimi i librit “Kurbani” në Itali për Kryeministrin Edi Rama, duket se nuk ka shkuar siç ai do donte.
Nën shoqërinë e gazetarit Vittorio Sgarbi, Rama prezantoi librin para italiantëve, në Sallonin e Librit në Torino.
Por takimi nuk ka qenë i qetë. 5 të rinj shqiptarë, që janë identifikuar më pas nga policia italiane si studentë, kanë protestuar brenda “Sallës Blu” me pankarta në duar, raportojnë mediat Italiane.
Protestuesit kanë shpalosur disa fletëpalosje, me fotografinë e shtrëngimit të duarve mes ministrit Marco Minniti dhe Ministrit Fatmir Xhafaj.
Në foto shkruhej: Është i lirë falë Kryeministrit Rama.
Rama është përgjigjur duke thënë se ata nuk janë aktivistë por protestuesë që e ndjekin kudo duke ngritur pyetje pa vend.
Agjentët e Digos menjëherë i bllokuan ato dhe u larguan nga salla.
Burimi: La Stampa.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post