Kryeministri Rama ka pasur një përgjigje dhe për shkrimin e publikuar mëngjesin e sotëm në gazetën serbe ‘’Kurir’’ me titull: Rama shet drogë. Ai është shprehur se Partia emokratike ka filluar të qajë ende pa i humbur akoma zgjedhjet.
‘’Si kryeministër jam i detyruar që të bëj të realizohen zgjedhjet më të lira. Partia Demokratike ka filluar të qajë prej kohësh për humbjen e zgjedhjeve edhe pse nuk janë bërë akoma.
Historitë e drogës, historitë me Noriegën. PD mund të publikojë edhe në faqen e parë të gazetës së Fariut në Serbi që unë jam trafikant droge, po kjo nuk ka të bëjë me mua’’, u shpreh Rama.
‘’Njeriu i parë i Shqipërisë miraton kultivimin e opiumeve dhe përdorimin e mjeteve të fituara nga shtija e narkotikëve për të manipuluar zgjedhjet. Një pjesë e këtyre parave e jep për financimin e mediave, pohon opozita, e cila prej muajsh kërkon largimin e Edi Ramës.
Kryeministri shpërndan drogë, dhe paratë e fituara i përdor për manipulimin e zgjedhjeve, pohon Lulzim Basha, lideri i Partisë opozitare demokratike”, shkruante tabloidi serb “Kurir”. (E.K/SHUPLAKA)