08:47 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rama shkakton incident diplomatik, Greqia thërret ambasadorin në raportim

10:02 | 02/11/2016
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
0

Pas zhurmës së krijuar në media nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama, se Akropoli u shpëtua prej një shqiptari, por edhe përplasjeve me tone të larta mes Athinës dhe Tiranës për situatën në Himarë, Ministria e Jashtme greke ka thirrur për sqarim ambasadorin shqiptar, Dashnor Dervishi.

Dervishit i janë kërkuar shpjegime lidhur me këto deklarata. Ende nuk dihen tonet e bisedimeve, por burime në Ministrinë e Jashtme thonë se pala greke ka ngritur shqetësimin e saj jo vetëm për tonet jo diplomatike të kryeministrit Rama, por edhe për deklaratën e Ministrisë së Jashtme shqiptare, e cila sipas Athinës përmbante një qasje agresive që nuk i shërben uljes së tensioneve.

Burimet thanë se edhe ambasadori shqiptar ka tërhequr vëmendjen e Athinës për qëndrimin e Ministrisë së Jashtme greke, që për palën shqiptare konsiderohet si ndërhyrje flagrante dhe pa takt në çështje të brendshme të Shqipërisë, raporton TCH.

Gjithesesi, të dyja palët ranë dakord se ulja e toneve konsiderohet si emergjente, pa qenë i nevojshëm përshkallëzimi në drejtim negativ i marrëdhënieve dypalëshe.

Dakordësia mbi çështjet me interes të përbashkët duhet të dominojë mbi deklaratat emocionale, kanë pohuar njëzëri palët gjatë takimit në Ministrinë e Jashtme greke.

Ndërkohë, në Athinë kanë qenë partitë politike të opozitës që kanë kërkuar mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Lartë të Politikës së Jashtme lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama, por edhe për unifikimin e politikës greke në mbrojtje të minoritetit grek të Himarës.

Disa deputetë, me në krye ish-ministren e Jashtme Dora Bakojanis, kanë kërkuar marrjen e masave drastike për të penguar ekspansionin e qeverisë Rama në marrëdhëniet dypalëshe.

Pas

Studimi i ri: Përdoruesit e Facebook  jetojnë më gjatë

Para

Foto sa mijëra fjalë/ Kur kanceri prek një fëmijë…

Para

Foto sa mijëra fjalë/ Kur kanceri prek një fëmijë...

 



Të Fundit

Analiza e BBC: Rusia i frikësohet një humbjeje tjetër në Lindjen e Mesme nga konflikti i Iranit me Izraelin

Merz: Në Iran është një regjim terrori, duhet të mbarojë

Rriten tensionet/ Udhëheqësi Suprem i Iranit paralajmëron Izraelin: Beteja fillon

Pamje mahnitëse nga Ujëvara e Kryeziut në Fushë-Arrëz, Rama: Mes freskisë së ujit dhe bukurive të natyrës

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Pogradec/Goditet një tjetër rast i kriminalitetit të rrezikshëm: Arrestohet një shtetas me precedent penal, gjatë operacionit policor të koduar “Cold Hand”

Të shtëna me armë në Greqi, vritet ish-zyrtari

Izraeli: Kemi sulmuar një objekt për prodhimin e centrifugave për pasurimin e uraniumit në Iran

Do të luajnë në Europë këtë vit, në skenë për transferimin e Manajt del skuadra ku aktivizohet futbollisti i Kombëtares shqiptare

Izraeli: Mbi 90 të plagosur nga sulmet e fundit iraniane

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.