Qeveria ka shkarkuar ditën e sotme Elvis Roshin nga posti i kreut të Bashkisë së Kavajës, pas heqjes së mandatit të tij nga KQZ-ja.
Mësohet se Qeveria e ka shkarkuar me vendim qarkullues Roshin.
Por pavarësisht shkarkimit ai mbetet në detyrë pasi ka të drejtë ta ankimojë në Gjykatë Kushtetuese shkarkimin e tij, njësoj siç bëri Shukri Xhelili.
Deri sa të shprehet Kushtetuesja, Roshi mbetet në detyrë si kryetar i Bashkisë së Kavajës.
Elvis Roshi ka qenë një ndër emrat më të akuzuar nga Partia Demokratike për lidhjet e tij me botën e krimit dhe një prej arsyeve kryesore për votimin e Ligjit të Dekriminalizimiz. (A.R/SHUPLAKA)