07:32 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama: Shkollat në Kamzë, të njëjtat kushte si shkollat e reja në çdo kryeqytet të Evropës

14:27 | 05/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama: Shkollat në Kamzë, të njëjtat kushte si shkollat e reja në çdo kryeqytet të Evropës

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishin sot në shkollën “Halit Coka”, në Kamzë për të vijuar takimet këshilluese me prindërit dhe mësuesit për kufizimin e rrjeteve si TikTok. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se, “pjesëmarrja në këto bashkëbisedime me përfaqësitë e prindërve në radhë të parë, na ka dhënë dhe mua personalisht më ka dhënë shumë arsye për të qenë shumë optimist për situatën dhe për fuqinë që së bashku mund të vëmë në dispozicion të përmirësimit të mëtejshëm të situatës”.

“Them optimist për situatën sepse është fare e qartë që ka një dallim të jashtëzakonshëm midis të gjitha atyre prodhimeve të politikës dhe të medias lidhur me gjithë sa ndodhi që u bë shkak për këtë proces dhe perceptimit dhe shqetësimit të komunitetit të prindërve, që është një perceptim shumë më tepër i bazuar në realitetin e përditshëm të shkollës dhe që është një shqetësim shumë më tepër i lidhur me çfarë realisht duhet përmirësuar”, theksoi Rama.

“Në radhë të parë këtu në Kamzë besoj është vendi më i duhur për të ballafaquar të gjithë së bashku realitetin e zhvillimit të infrastrukturës shkollore dhe të përmirësimit të kushteve të shkollës”, u shpreh Rama.

Rama solli një nga dëshmitë e prindërve që i ka bërë përshtypje kur tha që, “çfarë ndodh sot në aspektin e gjërave që nuk duhet të ndodhin është 2% e atyre që ndodhnin deri dje, por që nuk merrnin kaq shumë vëmendje dhe nuk bënin kaq shumë zhurmë për faktin se në një farë mënyre njerëzit ishin mësuar me një situatë që dukej e pashpresë”.

Faktikisht, theksoi Rama, “këtu kur ne kemi filluar, edhe dua ta nënvizoj në radhë të parë falë vullnetit dhe këmbënguljes së kryetarit të bashkisë, i cili do të ishte mirë të ishte këtu sot, sepse është i veçantë në këtë aspekt, që lidhet me transformimin e gjithë situatës në sistemin dhe infrastrukturën e sistemit para universitar në Kamzë, pasqyra ka qenë dramatike. Domethënë, pasiguria ishte e shtrirë deri në pusetat e hapura në rrugën gjithë baltë të shkollës”. “Sot situata është katërcipërisht e ndryshuar edhe shkollat në Kamzë, por jo vetëm shkollat, por edhe kopshtet, janë absolutisht të të njëjtave standarde dhe kanë të njëjtat kushte si shkollat e reja, jo si të gjitha shkollat, por si shkollat e reja në çdo kryeqytet të Evropës dhe këtë e them me bindje të plotë”, tha Rama. /j.p/

 
Etiketa: Evropëkamze
Pas

Balluku: 118 vende vakante në institucionet e monitorimit dhe operimit të rrugëve

Para

Çmimet e importit, ulje me 1,3 % gjatë tremujorit të tretë

Para
Çmimet e importit, ulje me 1,3 % gjatë tremujorit të tretë

Çmimet e importit, ulje me 1,3 % gjatë tremujorit të tretë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump e quan Adam Schiff një ‘mashtrues’, bën thirrje që ai të sillet para drejtësisë

Shpërthimi në Sarandë, ja kujt personi në kërkim iu vendos lënda plasëse

Sarandë/ Shpërthim me eksploziv pranë banesës së një personi në kërkim

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.