Pasi zgjodhi Kryeprokuroren e Përkohshme me 69 vota mes protestave të opozitës brenda Kuvendit dhe jashtë tij, kryeministri Rama ka udhëtuar drejt Brukselit për një takim me liderët e Ballkanit Perendimorë.
Kryeministri Rama është pritur nga Federica Mogherini. Ka qenë zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiç e cila në një mesazh në Tëitter shkruan se Frederica Mogherini kishte pritur në një takim të shkurtër dypalësh kryeministrin Rama.
“Frederica Mogherini priti në një darkë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Tani një takim i shkurtër bilateral me kryeministrin Edi Rama”, shkruan Kocijançiç. (B.H/Faxweb)