Kryeministri Edi Rama në takimin e forumit të biznesit, Shqipëri-Itali, nuk është kursyer me batuta me të ftuarit.
Rama ka thënë se vetëm në sallën e hotelit, janë 20 miliardë euro investime, duke iu referuar biznesmenëve të pranishëm.
Pas batutës së Kryeministrit, italianët kanë ‘shpërthyer’ në të qeshura.
“Janë 20 miliardë euro këtu në sallë, e pabesueshme në këtë hotel dhe për Shqipërisë, por ndonjë euro nga këto të mbetet në Shqipëri në formën e investimeve, edhe pse është një vend që jo vetëm rritet por edhe një vend ku italianët e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre. Nuk kemi të njëjtin histori në kuptimin e traditave, që bën Italinë një prej vendeve më të mëdha, por jemi Italia e gjyshërve tuaj, ku ka shumë për të parë edhe për të bërë e për të fituar. Besoj se ata që e kanë bërë këtë hap e dëshmojnë që vec problemeve e pengesave Shqipëria i garanton të gjitha këto”, tha Rama.
(F.G/Faxweb.al)