Kryeministri Edi Rama ka zgjdhur të shmangë komentin e tij për qeverinë teknike në Parlament, po nga ana tjetër nuk ka kursyer vërejtjet me tone të larta për opozitën. Sipas tij ky është Parlamenti më qesharak në të gjithë botën, pasi opoozita ka pasur lirinë të flasë më shumë dhe se mazhoranca.
‘’E mbaj mend mirë kur nuk kishte shans që të ngrije dorën për procedurë dhe të hidhet gurë. Nuk kishte shans që shumica e atëhershme që shumica të lejonte të njëjtin minutazh mes kreut të grupit parlamentar të opozitës dhe kryeministrit.
Ne e ndryshuam rregulloren dhe iu dhamë këtyre që sot këtu nuk i kemi të kenë kohën për të folur. Në këtë mënyrë i dhamë opozitës të gjitha mundësitë.
Ky është Parlamenti më qesharak i botës pasi opozita që është sa një e treta ka folur më shumë se mazhoranca dhe lideri i tyre ka folur më shumë se unë që jam kryeministri i vendit.
Ne e kemi të mirën që brenda qeverisë të kemi dhe opozitën që na thotë thellohuni, thellohuni. Sot ka një insistim policia, policia, policia. Deri dje policia ishte një nga institucionet më të besueshme, ndërsa tani është edhe mbi liderët e komuniteteve fetare’’, deklaroi Rama.
Gjatë paradites së sotme Rama ka pasur një takim me disa nga ministrat e Partisë Socialiste po ende nuk ka një reagim konkret në lidhje me qeverinë e besimit apo qeverinë teknike. Nga Parlamenti ai deklaroi se për qeverinë teknike dhe zgjedhjet ai ka dy ditë që pret që Basha t’i përgjigjet pozitivisht takimit.(E.K/SHUPLAKA)