13:09 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama shmang Lleshajn dhe Xhaçkën, kush është ministri fuqiplotë që i besohet Durrësi: Do e dëgjoni një për një

08:58 | 29/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama shmang Lleshajn dhe Xhaçkën, kush është ministri fuqiplotë që i besohet Durrësi: Do e dëgjoni një për një

Në mbledhjen e some të qeverisë, kryeministri Edi Rama ngarkoi ministrin e Bujqësisë, Bledi Çuçi, si njeriun që do të drejtojë operacionin për fatkeqësinë natyrore të shkaktuar nga tërmeti. Rama u shpreh se Çuçi është fuqiplotë në marrjen e vendimeve, ndërsa shtoi se brenda 2020, duhet të jenë sistemuar të gjithë banorët e prekur nga tërmeti.

Gjithashtu, Rama iu kërkoi ministrit për Diasporën, Pandeli Majkos, dhe ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, të mbajnë ndezur të gjitha kanalet e komunikimit me botën jashtë dhe me të gjithë shqiptarët, ndërsa urdhëroi ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kryebashkiakun e Bashkisë së Tiranës, që të bëjnë me urgjencë listën me apartamentet bosh në Tiranë dhe Durrës.

Pjesë nga fjala e Ramës

“Ngarkoj sot ministrin e Bujqësisë, si njeriu që do bëjë me fuqi të plota drejtimin e operacionit. Është një barrë plus për ministrin, ndaj i kërkoj një angazhim më të madh zv.ministrave përkatës të mbushin përkohësisht boshllëqet që do lërë ministri.

Sfida e ministrit të Diasporës, Pandeli Majko, është të mbajë ndezur të gjitha kanalet e komunikimit me botën jashtë, ndërsa ministri i Jashtëm, Genti Cakaj, të mbajë ndezur kanalet e komunikimit me të gjithë shqiptarët. Edhe unë vetë kam kërkuar vëmendje për Shqipërinë nga jashtë, por kjo nuk bëhet me një letër.

Ministrja e Infrastrukturës, së bashku me zv.ministrin, dhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, kanë specifikisht detyrën që duhet të mbarojnë inventarin e apartamenteve të stokut në Durrës dhe Tiranë, pra që do të thotë apartamente bosh. Na duhet kjo urgjent. Jo thjesht një numër, por na duhet sipërmarrësi përkatës, situata e apartamenteve, apartamente që janë bosh fare apo që kanë orendi brenda.

Nuk është e mençur që ne të ndërtojmë pallatet në Thumanë ashtu sic ishin. Edhe me Elvis Naçin e diskutuam. Ata që punojnë në Tiranë, është më mirë t’i sjellim këtu, pse duhet të qëndrojnë sërish atje. Edhe banorët e tjerë mund të jenë shumë më mirë këtu. Ndërsa me banorët që janë të lidhur atje me tokë, gjënë e gjallë, do bëjmë të pamundurën t’i rregullojë atje.

Zv.ministres së Kulturës i kam kërkuar të përgatisë dosjen e parë të fotove dhe të fakteve nga terreni për të kërkuar mbështetje. Është bërë gati materiali, por duhet bërë një dosje shumë dinjitoze, që ta dorëzojmë te liderët, institucionet, donatorët, sipërmarrësit, që të informohen. Të gjithë që jeni ulur këtu në tavolinë jeni të detyruar të jenë në këmbë dhe në funksion të drejtuesit të operacionit.

Mandati i Çuçit është fuqiplotë dhe për këtë temë ai është ministri fuqiplotë, të gjithë të tjerët janë në funksion. Çuçi është komisar fuqiplotë, duhet të ndiqen të gjitha ato që kërkohen, një për një.

Brenda vitit 2020 nuk duhet të ketë më asnjë diskutim për të gjithë ata persona që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti, do jenë rregulluar më mirë seç ishin. Nesër do marrim vendimin e parë për të gjitha familjet që kanë humbur njerëz. Për ta nesër duhet këtu në tryezë një paketë speciale e drejtpërdrejtë”.

Etiketa: bledi cuci termetiramarama cucitermeti 26 nentor
Pas

“Jam gjallë, më shpëtoni”/ Familjarët tregojnë mes lotësh çfarë iu tha Klement Çupi nën rrënoja

Para

VIDEO/ “Djali më doli me shapka”, banorja në Durrës: Dëme të jashtëzakonshme, nuk kemi ku të shkojmë

Para
VIDEO/ “Djali më doli me shapka”, banorja në Durrës: Dëme të jashtëzakonshme, nuk kemi ku të shkojmë

VIDEO/ “Djali më doli me shapka”, banorja në Durrës: Dëme të jashtëzakonshme, nuk kemi ku të shkojmë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pogradec/ U largua nga banesa mbi 3 javë më parë, gjendet i pajetë 77-vjeçari i zhdukur

PL: Mungesa e ujit të pijshëm, interpelancë urgjente në Këshill me Ermal Dredhën

“Protestuesit kanë bërë thirrje për konflikt civil”, Vuçiç me tone të ashpra pas tubimeve në Beograd: Arrestimet nuk do të ndalojnë, s’ka falje!

Kakavijë/ U kap me 25 mijë euro të padeklaruara në kufi, e pëson gruaja e moshuar

Aksident në Dimal/ Makina përplas 82-vjeçarin me biçikletë, autori largohet nga vendngjarja, arrestohet më pas

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon për herë të 39-të konstituimi i Kuvendit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, përfundon në pranga 44-vjeçari shqiptar

Shpërndante kokainë, kanabis e MDMA në zonën e plazhit, përfundon në pranga 36-vjeçari në Himarë

Vangjeli: Qytetarët presin bonusin e qirasë dhe banesat, Bashkia e Tiranës bën tendera për mobilie

Erdion Muho del nga burgu, Apeli ndryshon masën për atentatin me tritol në Sarandë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.