Këtë të shtunë opozita zhvillon protestën e radhës përpara kryeministrisë duke paralajmëruar që do jetë protesta më e madhe ndër protestat që kanë zhvilluar muajt e fundit.
Kryeministri Rama ashtu sikurse herët e kaluara ka vendosur të mos jetë i pranishëm në Tiranë por të zhvillojë një takim me banorët e zonës së Beratit në kuadër të turit “Shqipëria që duam”. Në protestën e kaluar më 16 shkurt Rama ishte në Vlorë. Si duket kreu i qeverisë zgjedh të mos jetë në zyrë duke shmangur irritime te protestuesit dhe duke mos i nxituar ata për akte të dhunshme.
Deputetja socialiste Ermonela Felaj ka njoftuar se ky takim në Berat do fillojë që të premten duke vazhduar të shtunën dhe në vazhdim.
Discussion about this post