00:15 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama show/ Kush është moderatorja që kujdeset në mes të mortit për ‘’live-in’’ e tij nga Thumana, pallto të bardhë në varrim

13:27 | 29/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama show/ Kush është moderatorja që kujdeset në mes të mortit për ‘’live-in’’ e tij nga Thumana, pallto të bardhë në varrim

“Do u fik kamerat për të transmetuar të gjitha vetë”, kjo do të ishte deklarata më e sinqertë e bërë nga ana e kryeministrit Rama, në këto ditë të trishta që kanë pllakosur vendin, teksa 50 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit që shkundi Shqipërinë, mëngjesin e kësaj të martë.

Pavarësisht se kërcënon gazetarët se po ndjellin panik me lajmet e tyre, madje ka shkuar deri aty sa mëngjesin e sotëm ka arrestuar një qytetare të frikësuar, në kanalin e tij në Facebook, se ka aspak për problem që të transmetojë pamje të rënda nga ceremonia mortore e viktimave në Thumanë.

Jo vetëm kaq, është kujdesur deri në detaje që të gjithën ta transmetojë live, duke marrë me vete dhe moderatoren e ERTV-së Anjeza Maja, e cila njësoj si shefi i saj s’e ka pasur në mend që të veshë rrobat e zisë, në nderim të traditave të shqiptarëve.

Moderatorja ka veshur një pallto të bardhë, me siguri nga firmat më të shtrenjat, ndërsa shihet e fokusuar tërësisht në celularin e saj, për të nxjerrë live homazhet, që të tregohet se qeveria ndodhet aty pranë banorëve.

Vetë Rama zgjodhi të mos i ndërronte tutat e tij, me të cilën po fiton famë ndërkombëtare, shihni pamjet e mëposhtme të Fax News:

Te live i ERTV-së nuk mund të shohim padyshim, arsyet se pse 22 viktimat e Thumanës, anëtarë të tërë familjesh jetonin ende në një pallat me dëme mjaft serioze që nga tërmeti i 21 Shtatorit, dhe ishte konstatuarqë një pjesë e tyre ishin të pabanueshme.

Në ceremoninë mortore që po mbahet për familjet Cara, Gregu dhe Vata në Thumanë nuk kanë munguar as lotët e zëvendësministrit Erion Braçe, i cili hera herës dukej se kishte marrë dhe rolin e të zotit të shtëpisë, duke orientuar njerëzit.

Ndërkohë po dje thirrjet e AMA-s që fëmijët duhet të mbahen larg ekraneve, nuk ranë aspak në veshin e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj, i cili u shfaq si mirëbërës në një prej vendeve të grumbullimit të të prekurve nga tërmeti.

Në këtë tërmet, ku njerëzit më shumë se kurrë u bënë bashkë dhe solidarë mes tyre, roli i shtetit ka rënë, madje ndihma më shumë janë mbledhur nga shqiptarët e diasporës, sesa nga e-albania, i vetmi kanal për mbledhjen e ndihmave nga ana e qeverisë.

Dhe me këtë fakt, nuk është pajtuar aspak Edi Rama, të cilin e shohim sot sa me një varrim, dhe sa tek një person në nevojë, dhe darkave kryesisht edhe pranë disa mediave qeveritare, tek të cilat dihet që nuk do të pyetet në lidhje me fondet e emergjencave që mungojnë, apo për seriozitetin me të cilën është përballur kjo fatkeqësi.

Procedimet, apo dhe kërcënimet për mbyllje derimë tani nuk ia kanë dalë që të frikësojnë mediat,  pasi të paktën këtë herë ato kanë qenë vetëm në njërën anë, në atë të publikut, ku është transmetuar çdo zë në nevojë, çdo person që e ka kaluar natën nën shi, dhe çdo ndihmë e dhënë nga dashamirësit e Shqipërisë anekënd botës.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: anjeza majashow i qeverise
Pas

Vora në mëshirë të fatit, më shumë se 20 pallate të pabanueshme, Kajmaku i Ramës në arrati përkeqëson situatën

Para

VIDEO+FOTO/ Përcillen për në banesën e fundit, Rama me tuta në ceremoninë mortore të familjes Cara dhe Greku

Para
VIDEO+FOTO/ Përcillen për në banesën e fundit, Rama me tuta në ceremoninë mortore të familjes Cara dhe Greku

VIDEO+FOTO/ Përcillen për në banesën e fundit, Rama me tuta në ceremoninë mortore të familjes Cara dhe Greku

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump kundër CNN: E quan ‘lajm të rremë’ raportin mbi sulmet në Iran dhe kërkon shkarkimin e gazetares

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.