Kryeministri Rama në fjalën e tij para Asamblesë Kombëtare pasi tha që në mandatin e tretë PS do të nisë vrapin sepse gjatë këtyre 2 mandateve vendosi rregull në financat e vendit dhe shmangu rrënimin, ka shpalosur dhe projektet e tij të mëdha për 4 vitet e ardhshme nëse do të marrë mandatin qeverisës nga vota popullore.
“Plani i ri europian bazohet tek ai që ka qenë vizioni që për fatin tim të madh dhe nderin tim ka qenë misioni im prej shumë kohësh: Shengeni rajonal.
Rajoni nuk mund të lihet në mëshirën e një kohe të shkuar. Komisioneri i zgjerimit erdhi këtu dhe tha diçka që nuk ishte aspak e habitshme dhe ishte gjëja më e madhe për Shqipërinë në aspektin financiar që nga 1991; 9 miliarde euro për vendet e rajonit dhe kredi 20 miliardë të garantuara 1 në 9 miliard. Tani është koha të bëjmë projektet dhe ti kthejmë projektet në investime.
Ne jemi vendi i parë në rajon për thithjen e fondeve të BE për bujqësinë dhe po të bëjmë një krahasim kjo shumë është shumë më e madhe se investimet në të gjitha vitet marrë së bashku. Strategjia e BE-së përkon dhe me synimet tona për mandatin e ardhshëm: Infrastruktura, transporti, energjia dhe digjitalizimi.
Sot jemi vendi i parë në Balkkan për digjitalizmin dhe qeverisjen digjitale. Shumë shpejt nuk do të ketë më zyra pritjesh.
Na thonë ku janë hekurudhat, ça bëhet me hekurudhat
Ca hekurudhash mund të bënim ne në këto 2 mandate me këto mundësi financiare?
Së shpejti në bashkëpunim me Bankën Evropiane do të nisim ndërtimin e hekurudhës Tiranë -Durrës dhe kjo do të jetë Shqipëria e të nesërmes. Kjo falë mandatit tanë të tretë se e dimë që kur vijnë ata i rrëmbejnë shinat i çojnë për skrap. Kjo është tjetër se ata duan tramvaj elektrik (ironizon Bashën).
Më thonin aeroporti i Kukësit është fantazi po unë ose do ti marr ata që më shajnë, 120 demokratë nga Kukësi që të zbresin të votojnë për PD o ska! Do të nxjerr në facebook kush ka sharë më shumë, ai fiton dhe do ti marr ti zbres në aeroportin e Kukësit. Mandati i tretë do të mbyllet me 4 aeroporte.
Gjithashtu do të nisim shumë shpejt Portin turistik në Sarandë dhe atë të peshkimit në Vlorë.
Gjithashtu brenda pak javësh nis ndërtimi i rrugës Milot Fier një rrugë ku makina ka rrugën e vet, lopët shtigjet e tyre dhe njerëzit nuk bëhen mish për top, por paralelisht me Milot Fier, do të shpallim Milot-Murriqan pa harruar dhe aksin Milot -Rrëshen sepse Rruga e Kombit ende ska përfunduar”, tha Rama. (B.S/ Faxweb.al)