22:44 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rama shpërblen ish-drejtorin e ‘Top Channel’, e vendos në krye të QSUT-së

10:25 | 27/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama shpërblen ish-drejtorin e ‘Top Channel’, e vendos në krye të QSUT-së

Ogerta Manastirlliu tashmë e larguar në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë është zëvendësuar në këtë post nga Enkel Joti, ish-drejtori i ‘Top-Channel’. Duhet thënë se Joti vjen nga sektori i ekonomisë dhe menaxhimit.

Vetë Manastirlliu gjatë prezantimit është shprehur se ka besim në vlerat menaxheriale të Jotit.

Ndryshimi i kryministrit Rama në qeverisje duket se do të sjellë ‘favore’ dhe vende të reja pune për disa persona të tjerë në poste kyçe mjaft të rëndësishme.

Joti është larguar nga drejtimi i Top Channel-it pas qëndrimit më shumë se një dekadë në këtë pozicion. Ai ka qenë një nga njerëzit më të besuar të pronarit të ‘TCH’ që tashmë nuk jeton më Dritan Hoxha.

Më parë Joti ishte përfolur për të marrë postin e Drejtorit të TVSH-së.

SKEMA:

Ditën e sotme ndërkohë që kryeministri po prezanton minisitrin e Brendshëm një tjetër lajm mjaft i rëndësishëm po qarkullon në media.

Emërimi i drejtorit të ri të QSUT-së pas largimit të Ogerta Manastirlliut në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Po në fakt nëse kërkon pak për Enkeled Jotin emri dhe karriera e tij për më shumë se një dekadë lidhen me drejtimin e televizionit ‘Top Chanel’ në rolin e drejtorit. Joti është larguar nga ky post më pak se dy vite më parë.

Në fakt me profesion ekonomist Joti në pamje të parë nuk duket të ketë një lidhje të afërt me Shëndetësinë.

Sipas burimeve të ‘Shuplakës’ emri i Jotit edhe më parë kishte dalë në skenë për postin e drejtorit të përgjithshëm në TVSH, po që nuk u realizua.

Më parë të tjerë ish-drejtorë në ‘Top Channel’ kanë marrë poste të tjera dhe duken në një lidhje të afërt me qeverinë Rama.

Nuk dihet nëse kjo është rastësi apo secili prej tyre kanë ditur t’a tregojnë veten në televizionin ku kanë punuar. 

Gentian Sala ish-drejtor në ‘TCH’ dhe ‘Digitalb’’ është emëruar në krye të AMA-së me votim në Kuvend. Edhe ky një vendim i kontestuar nga opozita.

Rezart Aga nga ‘TCH’ drejtor te TVSH-ja ku ka marrë me vete edhe stafin që punonte në televizionin e mëparshëm si shefa montazhi apo gazetarë.

Bledar Zaganjori nga ‘TCH’  drejtor i informacionit në Tvsh.

Duket se qeveria Rama po përdor një formë të njëjtë si qeveria Berisha me Petrit Becin.  Beci u largua nga ‘TV KLAN’  drejt TVSH-së. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramaenkel jotiqsutshperblen
Pas

“Ejani ju lutem, Franko po mbaron”, Françesk Radi shtrohet me urgjencë në spital, bashkëshortja me apel dëshpërues

Para

“Ta nxjerrim Shqipërinë njëherë e përgjithmonë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabis. Policia e paanshme”, Çfarë premtoi sot Xhafaj

Para
“Ta nxjerrim Shqipërinë njëherë e përgjithmonë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabis. Policia e paanshme”, Çfarë premtoi sot Xhafaj

“Ta nxjerrim Shqipërinë njëherë e përgjithmonë nga lista e vendeve që kultivojnë kanabis. Policia e paanshme”, Çfarë premtoi sot Xhafaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulohet biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu: Ndërhyrja që shmangu një konflikt të ri në Lindjen e Mesme

Serbia ndalon eksportin e armëve, por fsheh detajet për Izraelin

Rutte: NATO mbetet e përkushtuar për paqen në Kosovë dhe Bosnje

Kosova rrezikon miliona euro nga BE-ja për shkak të bllokadës në Kuvend

Trump kthehet në Uashington pas takimit miqësor me aleatët e NATO-s

Planifikuan sulme ndaj përfaqësuesve të shtetit, tre të arrestuar në Serbi

Përvjetori i shtypjes së protestave në Kenia shënohet me përplasje të reja të përgjakshme

Tensione në Salerno, ndërtuesi italian vret 25-vjeçarin shqiptar gjatë grabitjes

Ministri i Mbrojtjes Pete Hegseth flet për programin bërthamor në Iran: Nëse doni të dini se çfarë ndodhi në Fordow, merrni një lopatë dhe gërmoni thellë

Papa Leoni XIV: Rajoni i Lindjes së Mesme ka nevojë për paqe, një komb s’duhet ta ngrejë shpatën kundër një tjetri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.