Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Përgjigjja ime” në ERTV, i është përgjigjur një komentuesi që e pyet në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re dhe prishjes së banesave e bizneseve të tyre.
Ndër të tjera komentuesi i shkruan se “është gjynah që atyre banorëve t’u prishen banesat” pasi i kanë ndërtuar me shumë vështirësi.
Por Rama në përgjgjen e tij i thotë se aty nuk po protestojnë banorët që kanë halle por politikanë, profesionistë të administratës së Bashkisë Kamëz dhe bashkëfanatikë të mbledhur jo vetëm nga Tirana.
“Përshëndetje Eduard kjo e Unazës së Re është një histori shumë e vjetër e cila në kujton se sa e vjetër është opozita që kemi. Kur unë erdha anë krye të bashkisë së Tiranës së Tiranës 10 vjet, na u desh të prishim pafund magazina karakatina e tjetër. Ne duam të ndërtojmë ato duan rrumpallë, kandahari.
Tani më tek Unaza e Re nuk protestojnë banorët, hallexhinjtë, protestojnë politikanët. Ata që realisht kanë një hall krejt tjetër nga banorërt, protestojnë politikanët e zaptuesit me tre, katër e deri në 8 godina pa leje. Proteston administrata e profesionistëve të Bashkisë Kamëz, grupi i gatëshëm që vjen për të mbushur sheshin e përsheshit dhe bashkëfanatikë të mbledhur andej këtej për ti dalë zot shkeljes së ligjit”, u shpreh Rama.
Dukë folur për objektet që pritët të preken nga projekti, Rama dha edhe shifra. Sipas tij janë 211 godinat që preken nga projekti, ku 77 janë me dokumente pronësie. Ai sulmoi edhe median gjithashtu duke folur për “potaliatë e analistë të korruptuar financiarisht dhe mendërisht”.
“Në atë zonë preken 211 godina nga të cilat 77 kanë dokumente pronësie, 134 janë të plagjshme. Nga ato 77 me dokumente pronësie, pranë ARRSH kanë aplikuar për të marrë lekët e shpronësimit ligjor 50 prej tyre, prej atyrë pa duokumente dhe që kanë aty vetëm shtëpi, ndërkohë pjesa më e madhe kanë vetëm biznes, Bashkia e Tiranës merr aplikimin për bonusin 3-vjeçar të qerasë. Pra përtej propagandës të mbështetur në analistë, potalistë, të korruptuar financiarisht apo mendërisht, osë edhe të dyja bashkë shumica e asaj zone të asaj lufte politike janë larguar konfliktit të stisur kazanit të madh dhe i janë futur rrgës ligjore”, deklaron Rama, ndër të tjera.
“Nuk ka gjyhnaqarë në pikë të hallit në atë zonë ku do ndërtohet Unaza e Re, jo, ka gjyhnaqarë në zonën e trurit, brenda kokave të opozitës politike dhe në vrimat e të paekspozuarve të saj në kanale e portale, të paditur dhe dallkaukë me dreqin në bark, që shpifin, akuzojnë, sajojnë, shkrepëse vreri, me benzin…”, shtoi ai.
(B.H/Faxweb)