Kryeministri Edi Rama, përkujton përmes një fotografie të vjetër punëtorët këpucarë të Korçës në mbrëmjen e “1 Majit”.
Në rubrikën “Amarcord” në Facebook, duke folur për punëtorët, Rama shpreh respektin edhe për ata që punojnë në “të zezë”, ose në anonimat siç shprehet ai. Sipas kryeministrit ata janë farkëtuesit e të ardhmes dhe prestigjit të Shqipërisë së përparuar. Por se sa i rritet prestigji Shqipërisë me punëtorë në anonimat, këtë kryeministri nuk e sqaron.
“Në 1 majin e punëtorëve, kjo foto e punëtorëve këpucarë të Korçës, të cilët botuan dhe statusin e “rufetit” të tyre në vitet’30, është shembull i shembullit të dinjitetit që jep puna dhe djersa e ballit, mjeshtëria e admirueshme e zejes dhe forca e krahut, po aq sa e mendjes.
Respekt të gjithë atyre që punojnë edhe pse në anonimat sepse ata janë farkëtuesit e së ardhmes dhe prestigjit të Shqipërisë së përparuar.”, shkruan Rama. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post