Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria 2030 do të jetë një Shqipëri e re, ndërsa shtoi se mbase në atë kohë edhe këneta do të jetë tharë. Sipas kreut të qeverisë, më hyrjen në BE, s’mund të luhet më kukafshehti me qytetarët.
“ Sa më të bashkuar e të vetëdijshëm për fatin që na ka ardhur në dorë, por jo përgjithmonë se takimi me historinë nuk pret dhe as nuk shtyhet dot pas qejfit tonë, duhet t’i shkojmë rrugës së hapur të fatit pa paragjykime dhe tundime për budallallëqet e radhës. Nëse duam t’i japim fund historisë së një populli i mbetur si i dorës së dytë, dhe tu dorëzojmë fëmijëve tanë edhe brezave që vinjë, një vend brenda kufijve të BE ku mes shqiptarit e italianit, grekut apo gjermanit të mos ketë më asnjë dallim. Por të mos ketë edhe asnjë shans për ta parë shqiptarin nga lart poshtë. Shqipëria sot nuk është gjëkundi njësoj me atë që ishte kur ne morëm detyrën në asnjë fushë përveçse në kënetën e opozitës dhe mediave rreth saj, kur për hir të së vërtetës sitiata është më keq seç ishte kur ne morëm detyrën.
Nuk ka asnjë dyshim se Shqipëria sot nuk do të jetë njësoj gjëkundi me Shqipërinë 2030. Mbase edhe këneta opozitare do të jetë tharë deri atëherë por kjo ështe e vetmja gjë që ka në dorë pakica dhe jo shumica e shqiptarëve. Shqipëria 2030 do të jetë Shqipëri e re, vend me një tjetër pozicion e tjetër fuqi si shtet anëtar i një familjeje të madhe lirish, të drejtash e mundësish që sot s’i kemi akoma dhe që as nesër s’mund t’i kemi pa u bërë pjesë e asaj familjeje. Kush hyn në atë shtëpi nuk luan do më kukafshehti me qytetarët e vet. Në atë familje askush s’e vë dot në pikëpyetje bazarinë para ligjit për qytetarët e vet.”, u shpreh Rama.