Shqipëria do të mikpresë vitin e ardhshëm Samitin e Komunitetit Politik Europian. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama, i cili teksa ka ndarë disa momente nga takimet me liderët e BE-së dhe rajonit në Samitin e Londrës, thotë se ky është një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.
Sipas Ramës, deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike.
‘Mirëmëngjes dhe me lajmin e bukur se Shqipëria do të mikpresë vitin tjetër Samitin e Komunitetit Politik Europian, si një tjetër fakt kuptimplotë i pozicionit të ri të vendit tonë në arenën ndërkombëtare, ku deri dje jo vetëm s’mund të imagjinohej të respektoheshim si të barabartë e të bëheshim stacion europian aktivitetesh të nivelit më të lartë politik, po shikoheshim si një periferi e prapambetur ballkanike, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.
Në Londër 45 lider morën pjesë Samitin e 4-të të Komunitetit Politik Europian, i cili u zhvillua në Woodstock, Oxfordshire. Samiti ka në fokus mbështetjen për Ukrainën, sfidat e përbashkëta të vendeve të Europës si energjia, siguria, demokracinë dhe emigrimi.
Kryeministri Edi Rama u prit nga homologu i tij Sir Keir Starmer më të cilin më vonë pati një takim “kokë më kokë” në një nga parqet e Pallatin Blenheim dhe në rrjetin social ai shkruan në pallatin ku lindi dhe e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare paraardhësi i Stramer, Winston Churchill.