Kryeministri Edi Rama, në rubrikën Sy më sy në Facebook iu përgjigj qytetarëve.
Rama u shpreh se Shqipëria është e para në rajon për integritetin e prokurimeve publike.
“Shqipëria e para në rajon për integritetin e prokurimeve publike. Në prokurime publike ka më pak mundësi korrupsioni sesa në vendet e rajonit tonë.
Sot ministrat s’janë të lidhur më me proceset e tenderimit. BE na konsideron të angazhuar në luftën kundër korrupsionit”, deklaroi Rama.