20:58 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama shtyn Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore, nuk harron krahasimet me vendet e zhvilluara

18:50 | 23/03/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edi Rama zbulon planin financiar dhe kush do përkrahet fillimisht: Po arritëm në planin “D”, Zoti na ndihmoftë

Në një intervistë për Abc News kryeministri Edi Rama deklaroi se beteja me koronavirusin është më e rëndë se ajo me tërmetin.

Sipas kryeministri në këtë betejë jemi të vetëm dhe nuk ka mundësi për të shtrirë dorën.

Kreu i qeverisë u pyet edhe nëse do të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin. Lidhur me këtë Rama tha se do e bëjë kur të vijë momenti.

“Kjo është një pyetje që bëhet gjithmonë, kjo është një situatë që na ka gjetur në një gjendje fatkeqësie sidomos në vijën e kuqe ku e kishim të shpallura më parë ne nuk i kemi lënë gjë mangut asgjë. Do e bëjmë dhe atë por nuk është një ndryshim është thjesht akt formal”, tha kryeministri.

Pjesë nga intervista:

Çfarë po ndodh, pasi në një vend siç është Franca që përveç tamponëve po bëjnë edhe teste të tjerë që shërbejnë për të nxjerrë në pah nëse kemi apojo të infektuar. A keni menduar dhe ju që mund të bëni një gjë të tillë pasi specialistët shqiptarë kanë thënë se mund të bëhet një gjë e tillë?

Në televizion mund të bëhen shumë gjëra shumë shpejt, por Franca është monarkia e sistemit shëndetsor në botë. Franca sot që flasim është në pikë të hallit që nuk imagjinohej që mund të gjendej Franca në këtë ditë që flasim. Se çfarë bëhet në qendrat shëndetsore në Gjermani e në vende tjera kjo është një gjë tjetër, por nëse ne do të kemi një zbatim të tillë atëhere dhe ne do e përdorim.

Procedura e re që nxjerr rezultatet për 45 minuta që Kosova ka kërkuar që ta marrë, po në vendin tonë çfarë plani po ndiqet?

Ne kemi në plan që të zbatojmë planin tonë dhe çafrë janë hapa tjetër për tu bërë publike do i bëjmë menjeherë më pas. Ne nuk kemi hyrë tafti-bafti në këtë luftë, por jemi të përgatitur për ta përballuar ne e dimë që nuk jemi Franca, Britania, Gjermania që të gjithë janë në vështirësi në këtë situatë, por ne i morëm në kohë rekord masat parandaluese. Në këtë luftë kemi respektimin e masave shtënguese dhe veten tonë. Ka shumë nga ato që theksojnë se pse na detyrojnë që të dalim në 5 të mëngjesit për të blerë domate, po në një situatë të jashtëzakonshme nuk mund të kërkojmë gjëra të zakonshme. Ne jemi në luftë dhe është një luftë e hatashme në vështirësinë e vet është një luftë që fiton që nuk lëviz kot rrugëve, fiton ai që rri në divan, në kolltuk dhe nuk e ka të nevojshme që të dalë nga shtëpia pa arsye. Në rrugë po kërkohet atyre që të dalin në punë atyre që e kanë të nevojshme të dalin, për pazar dhe për blerje medikamentësh. Të rrish në radhë drejt pas shpinës së atij që keni para të mbash distancën kjo është lufta jonë, nuk na kërkohen raketa, ushtri por secili të sillet si ushtar pa luftë.

Është më e rëndë kjo situatë lufte apo ajo e tërmetit?

Padiskutim është kjo pasi në këtë luftë jemi vetëm në ndryshim me atë që bëmë me tërmetin që shtrime dorën me argumenta që të na ndihmonte. Kjo është një luftë që jemi të vetëm, pa dyer të hapura që patjetër mund të hapen më vonë.

Pse nuk shpallni gjendjen e fatkeqësisë natyrore?

Kjo është një pyetje që bëhet gjithmonë, kjo është një situatë që na ka gjetur në një gjendje fatkeqësie sidomos në vijën e kuqe ku e kishim të shpallura më parë ne nuk i kemi lënë gjë mangut asgjë. Do e bëjmë dhe atë por nuk është një ndryshim është thjesht akt formal.

Kur mund ta bëni një gjë të tillë apo kur situata mund të rëndohet?

Kur ta bëjmë do jua themi, është një akt formal.

Sa kam lexuar nga specialistët COVID 19 është një sëmundje që shpërndahet në mjediset e mbyllura dhe në ambiente të mbyllura?

Fasoneritë dhe fabrika të ndryshme vijojnë të qëndrojnë të hapura në kuadër të masave të marra dhe plotësimit të kushteve për punonjësit. Është ndryshe nëse shkohet në stadium apo koncert dhe në restorant nga ana tjetër nëse respektohen rregullat, pasi virusi nuk është aeroplan nga një kokë në tjetrën, por kalohet te tjetri përmes kontakteve përmes shtrëngimit të duarve apo nga pështyma nga teshtitja dhe kollitja. Nëse qëndrohet në distancë dhe nuk preket fytyra hunda apo goja me ato duar kur punohet nuk ka asnjë rrezik.

 

Etiketa: edi rama
Pas

Ish-ministri i Shëndetësisë jep lajmin e mirë: Në fund të muajit Italia do ketë rënie të numrit të personave me COVID-19

Para

VIDEO/ Pamje emocionuese, Bashkia ‘vishet’ me ngjyrat e flamurit italian

Para
VIDEO/ Pamje emocionuese, Bashkia ‘vishet’ me ngjyrat e flamurit italian

VIDEO/ Pamje emocionuese, Bashkia 'vishet' me ngjyrat e flamurit italian

Discussion about this post

 



Të Fundit

“10-vjeçarë që duhen si 2-vjeçarë nga kequshqyerja”/ Situatë ferri dhe dëshmi tronditëse nga Gaza: Foshnjat vdesin nga mungesa e qumështit dhe fëmijët gërmojnë në plehra për 1 kafshatë

E rëndë në Lezhë/ Një 4-vjeçare rrëzohet nga pallati, transportohet te Trauma

Shkëndijë elektrike dhe shpërthim, çfarë ndodhi pak më parë në qendër të Shëngjinit

Frikë nga kriza dhe Donald Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

“Je djallëzor”, Rama i përgjigjet Farage: Pse shifrat e tua janë të pavërteta

Video/Zjarr masiv në Rërëz të Patosit, flakët i afrohen banesave dhe depozitave të naftës

Enzo Maresca, trajneri i Chelseas, i pamëshirshëm ndaj FIFA-s…

Toka po rrotullohet më shpejt, vera me ditë më të shkurtra se zakonisht

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatrat e Vlorës, ndërhyn helikopteri me ujë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.