Pasditen e sotme u zhvillua ceremonia e betimit të qeverisë Rama II në selinë e Presidencës. Ceremonia nisi me himnin e flamurit dhe vazhdoi me betimin e kabinetit qeveritar.
Një detaj shumë i rëndësishëm nga ceremonia e betimit, ishte vendosja e dorës në Kushtetutë gjatë betimit, mirëpo ndërsa të gjithë ministrat e respektuan këtë gjest, kryeministri Rama nuk e bëri.
Në fakt ai nuk tha as betohem, pavarësisht se iu kërkua ta bënte një gjë të tillë. Ndërsa gjithë ministrat e tjerë e kanë vendosur dorën në kushtetutë dhe kanë thënë fjalët “betohem”, para se të firmosnin.
Këtë e shikoni edhe në videon e mëposhtme, ku kryeministri rama nuk e vendos dorën në Kushtetutë, ndryshe nga zëvendëskryeministrja Senida Mesi. Të jetë kjo një tjetër thyerje rregullash nga ana e Ramës, apo thjesht e harroi nga emocionet? (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=VBEaraVNHlQ&feature=youtu.be