Kryeministri Edi Rama duke folur sot para deputetëve të tij shprehu edhe njëherë qartë vendimin e marrë nga PS për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
Sipas tij në rast se PD-ja dhe opozita nuk bashkëpunon, prokurori i ri do të zgjidhet me shumicëtë thjeshtë.
“Përfitoj nga rasti ti drejtohem përsëri me thirrjen që ne ta shfrytëzojmë këtë moment për të eksploruar cdo mundësi mirëkuptimi dhe për të dalë me një zgjedhje të mirëkuptuar mes palëve të prokurorit të përkohshëm, ne e kemi qartësisht mundësinë dhe të drejtën për ta zgjedhur prokurorin e përkohshëm me shumicën që kemi në dispozicion, por ashtu si kishim mundësinë të hynim në zgjedhje pa i shtrirë dorën opozitë dhe nuk e shfrytëzuam atë në emër të dickaje më të madhe që është interesi kombetar, sot përsëri ne jemi me syrin e momentin jo me qëllime të tjera përpos qëllimit strategjik.
Shqipëria është më afër se kurrë pranë çeljes së negociatave. Për këtë ka ndikuar edhe hapat vendimtare që ne kemi marrë në kuadër të reformës në Drejtësi. Negociatat nuk varen 100% nga Shqipëria, është shumë e rëndësishme që vendet anëtare të mos kërkojnë alibi për të bllokuar vendin tonë në ato momente. Ne besojmë shumë se ka një dashamirësi që u shpreh qartë nga të gjitha instancat e BE-së dhe sidomos nga Presidenti Juncker.
Është një moment që nëse opozita nuk do të tregojë vullnet ne do të zgjedhim me shumicë të thjeshtë prokurorin e ri të përkohshëm. Ne besojmë shumë te vullneti i mirë i opozitës që do të bënte edhe gurin e parë drejt një bashkëpunimi për integrimin në BE. Ne duhet të jemi bashkë për të treguar se jo vetëm një palë po të gjitha palët e duan çeljen e negoxiatave. Qytetarët e duan Europën”, u shpreh mes të tjerash kryeministri.
(E.K/FAXWEB)